LAJMI I FUNDIT:

Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti iu skadon masa e paraburgimit, prokurorja pritet të vendos për hapat e mëtejmë

Nuredin Lushtakut dhe familjarëve të tij së shpejti iu skadon masa e paraburgimit, prokurorja pritet të vendos për hapat e mëtejmë

Ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtakut, dhe dy familjarëve të tij, Arif dhe Faton Lushtakut, së shpejti do të iu skadojë masa e paraburgimit.

Prokurorja e rastit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës pritet që brenda afatit ligjor të vendosë për hapat e radhës.

Kështu ka deklaruar për Telegrafin, zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.


“Lënda është nën hetime. Të dyshuarit ende janë në paraburgim. Brenda afatit ligjor prokurorja do të vendosë për hapat e radhës”, është shprehur Preteni.

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun, deklaratat rreth rastit dhe njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë
Lexo po ashtu 30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun, deklaratat rreth rastit dhe njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë

Me 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Lushtakut dhe dy familjarëve të tij.

Të njëjtit dyshohen për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë e për armëmbajtje pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 2 korrik në Skenderaj, ku dy policë u plagosën pas një përleshjeje me disa persona, ku të përfshirë dyshohet se janë Lushtaku dhe familjarët e tij.

Sipas, prokurores së rastit, Fetije Bajrami, e gjithë ngjarja ka nisur pasi që djalit të ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, dy zyrtarë policorë ia kishin shqiptuar një gjobë për shkelje trafiku. Ai pastaj e kishte thirrur babanë, e i cili kishte shkuar me dy vëllezërit e tij dhe kishin sulmuar dy zyrtarët policorë, Enver Berishën dhe Mërgim Gecin, pas një përleshjeje verbale që kishin pasur.

Problemet e Nuredin Lushtakut me politikanë e me policë
Lexo po ashtu Problemet e Nuredin Lushtakut me politikanë e me policë

Sipas prokurores, gjatë përleshjes mes të pandehurve dhe të dëmtuarve është shkrepur edhe një armë, me të cilën është plagosur polici Mërgim Geci, por që nuk dihet e kujt ka qenë dhe kush e ka shkrepur.

Pas përleshjes, sipas pretendimeve të hetuesisë, Nuredin Lushtaku ia kishte marrë armën zyrtarit policor, Enver Berisha, dhe ajo i ishte dorëzuar ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari. Ky i fundit më pas armën e kishte dorëzuar në Polici.

I dyshuari Nuredin Lushtaku,  kishte thënë se rrethanat e këtij rasti i konsideron të montuara kundër tij dhe familjes së tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori