LAJMI I FUNDIT:

Numri i vizitorëve në platformën shtetërore të shërbimeve online eKosova kalon shifrën 150 milionë

Numri i vizitorëve në platformën shtetërore të shërbimeve online eKosova kalon shifrën 150 milionë

Me lansimin e shërbimeve të shumta në platformën shtetërore  të shërbimeve online eKosova, numri i vizitorëve kalon shifrën 150 milion. Ndërkaq deri tani janë regjistruar 667,000 përdorues të regjistruar, mbi 520, 000 shfrytëzues të shërbimit Shëndeti, mbi 510,000 shfrytëzues të shërbimit Tatimi, mbi 360,000 shfrytëzues të shërbimit Policia dhe mbi 210,000 shfrytëzues së shërbimit Familja.

Projekti i digjitalizimit të shërbimeve në kuadër të eKosova paraqet procesin vijues drejt digjitalizimit të të gjitha shërbimeve në administratën shtetërore të Republikës së Kosovës.

Hapat që duhet të ndiqni për realizimin e një shërbimi në platformën eKosova janë:

Krijo llogarinë tënde

Krijoni llogarinë tuaj duke klikuar mbi “Regjistrohu” dhe duke plotësuar fushat që kërkohen. Pas krijimit të llogarisë menjëherë do të keni qasje në shërbimet e nivelit të parë ndërsa me rastin e verifikimit të llogarisë tuaj nga autoritetet përkatëse ju do të kaloni në nivelin e dytë, nivel i cili ju ofron qasje edhe në shërbimet të cilat kërkojnë që llogaria të jetë e verifikuar

Zgjedh shërbimin

Pasi të keni krijuar llogarinë tuaj dhe të jeni identifikuar në platformën eKosova duke klikuar mbi “Hyr” dhe më pastaj duke vendosur numrin tuaj personal dhe fjalëkalimin ju mund të shikoni shërbimet që ofrohen nga platforma duke klikuar mbi “Shërbime”

Shërbimet të cilat mund të pranohen në eKosova: tatimet, policia, familja, shëndetësia, grante dhe subvencione, komunalitë, leje qëndrim, banderolat, arsimi, udhërrëfyes i procedurave, verifikimi i dokumenteve, auditorë ligjor.

Prano shërbimin

Pasi të keni zgjedhur shërbimin që ju nevojitet ju duhet të klikoni mbi të dhe të plotësoni fushat e nevojshme të cilat do të ju kërkohen. Nëse për pranimin e shërbimit nevojitet realizimi i pagesës atëherë ju do të drejtoheni në dritaren për pagese nga ku duhet të vendosni të dhënat e kartelës tuaj të bankës në të cilën keni llogari dhe pas pagesës së suksesshme do të pranoni shërbimin.

eKosova, nuk ndalet me kaq: Shërbimet të cilat do të aktivizohen në periudhën vijuese: OJQ, Skemat Pensionale, Prona, Puna, Biznesi, Automjeti, Dogana, Gjyqësori, Gjendja Civile, Leja, Konsulata, Kontributet dhe pensionimi, Tregtia me shërbime.

Artikull i sponzorizuar