LAJMI I FUNDIT:

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Britani të Madhe rritet përsëri – 563 vetëm në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve nga coronavirusi në Britani të Madhe rritet përsëri – 563 vetëm në 24 orët e fundit

Britania e Madhe ka regjistruar edhe 563 vdekje të coronavirusit sot, duke e bërë atë ditën më të keqe deri më tani në krizën shkatërruese nga COVID-19.

Me këtë numër të të vdekurve, sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm shkon në 2,352.

Veç kësaj, bëhet e ditur se 29.474 njerëz deri tani kanë dalë pozitivë për COVID-19.


Me këto të dhëna, Mbretëria e Bashkuar është kombi i pestë i goditur më shumë në Evropë dhe i teti në botë.

Por, madhësia e vërtetë e shpërthimit mbetet një mister për shkak të politikës së diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të testuar vetëm pacientët në spital – dhe jo dhjetëra mijëra britanikë me simptoma më të buta që po shërohen në shtëpi.

Hulumtimi nga Imperial College London ka sugjeruar se më shumë një në 37 britanikë – rreth 1.8 milion njerëz – mund të kenë kapur coronavirusin dhe të jenë të paregjistruar.

Dhe statistikat e veçanta të botuara dje sugjeruan se numri i vërtetë i vdekjeve është 24 për qind më i lartë se sa besohet kur përfshihen vdekjet jashtë spitaleve.

Por, sipas DailyMail, ka arsye për të qenë shpresëdhënës – hulumtimet e hershme sugjerojnë se bllokimi i Mbretërisë së Bashkuar po fillon të funksionojë dhe mund të ketë ulur numrin e personave që secili pacient infekton nga 2.6 në 0.62. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare, John Alite, bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

Amerika
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Prodhuesit e armëve amerikane “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së, shkruan Politico

Botë
Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Demonstrata të opozitës pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Turqia
Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Serbia
Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

Botë
Kalo në kategori