LAJMI I FUNDIT:

Numër i madh i njerëzve festojnë Shën Gjergjin në Prizren

Numër i madh i njerëzve festojnë Shën Gjergjin në Prizren

Qytetarë të shumtë të Prizrenit kanë shënuar një nga manifestimet kryesore që mbahet për nder të ditës së “Shën Gjergjit”.

Ata u tubuan pranë Tyrbes së Karabashit për të kremtuar ditën që konsiderohet se ndan periudhën e ftohtë me atë të ngrohtë të vitit.


Për të folur më shumë rreth historisë së kësaj feste i ftuar në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit ishte historiani Enver Bahtiu.

“Sot është shënuar Nata e Shën Gjergjit, te tyrbja e Karabashit , dhe Prizreni ka vecoritë e tijë kulturore historike dhe ka këtë festë të trashëguar mileniume me radhë”.

“Dita e Verës ose Shën Gjergji është shumë interesante në qytetin e Prizrenit”.

Bahtiu thekson se kjo ditë është e veçantë sepse ka rrënjët nga lashtësia.

“Ka qenë një ditë e veçantë, ngase kjo festë tërhek rrënjët nga lashtësia dhe tregon se banorët këtu janë vendas pa marrë parasysh se janë ndërruar pushtetet”.

“Popullata këtë festë pagane e ka trashëguar edhe feja katolike e cila e ka futur në kalendarin historik duke e quajtur “Shën Gjergj”.

Bahtiu tregon se gjatë kësaj feste caktohen shumë dasma dhe fejesa.

“Caktohen fejesat dasmat në këtë ditë edhe pse jeta ka ndryshuar prej asaj pagane në katolike”. /klankosova/