LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave britanike në Ukrainë, thotë ministri i mbrojtjes Wallace

Nuk mund të përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave britanike në Ukrainë, thotë ministri i mbrojtjes Wallace

Nuk mund të përjashtohet dërgimi i trupave britanike në Ukrainë, ka thënë ish-ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Në një intervistë me Times Radio, Wallace tha se “njerëzit duhet të dinë se sa i rrezikshëm është Vladimir Putin” dhe gjashtë vite të tjera të liderit rus nënkuptonin “më shumë pasiguri”.

Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet t'i kufizojmë ndihmat ushtarake - edhe tanket nuk dëshironim t'i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë
Lexo po ashtu Macron i ashpër me aleatët: Nuk duhet t'i kufizojmë ndihmat ushtarake - edhe tanket nuk dëshironim t'i dërgonim, por i transferuam në Ukrainë

Ai tha se kjo do të thoshte se forcat e armatosura perëndimore duhet të ishin “të përshtatshme”, raporton skynews.


I pyetur nëse trupat e NATO-s mund të përjashtohen nga luftimet në Ukrainë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron tha se “asgjë nuk duhet të përjashtohet”, Wallace tha se “ne duhet të përdorim atë frazë, nuk mund t’i përjashtojmë ato”.

“Në fund të fundit, një pjesë e parandalimit është paqartësia… mbajtja e kundërshtarit me hamendje se sa larg do të shkonim dhe çfarë do të bënim. Kjo është ajo që Putini e bën me mjeshtëri – ai i mban të gjithë të hamendësojnë. Është e rëndësishme që ne të mos mbyllim kurrë rrugët. Nuk do të thotë të themi se do ta bëjmë domosdoshmërisht, por është e rëndësishme që t’i mbajmë njerëzit të hamendësojnë”, pohoi ai.

“Përjashtimi i gjërave është mënyra se si kundërshtarët tanë na shtyjnë në qoshe. Mendoj se gjëja më e mirë është të sigurohemi që ai [Putin] të kuptojë se ne mendojmë se ajo që po bën në Ukrainë është shumë, shumë serioze. Unë mendoj se presidenti Putin – dhe ne sapo e pamë këtë nga zgjedhjet e rreme – është më i afërt me Adolf Hitlerin që kemi pasur në këtë brez”, shtoi ministri britanik.

Ndryshe, Polonia ka mbështetur mendimin e presidentit francez për dërgimin e forcave në Ukrainë, e cila po lufton me Rusinë që nga viti 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Botë
Kalo në kategori