LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në derbi, 89-shi e Feronikeli ndajnë pikët

Nuk ka fitues në derbi, 89-shi e Feronikeli ndajnë pikët

Nuk ka sjellë fitues derbi i javës së 17-të në elitën e futbollit kosovar mes Trepçës ’89 dhe Feronikelit.

Dy skuadrat në këtë takim erdhën pas një forme tejet të mirë por që nuk arritën pikët maksimale.

Mendurim Hoti i mysafirëve pati rastin më të mirë në pjesën e parë, por goditja e tij nga distanca nuk ishte e saktë.


Ndërkohë për vendasit tentoi sulmuesi Fiton Hajdari por goditja e tij ishte pak centimetra jashtë portës.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje derbi.

Sulmuesi nigerian i 89-shit, Otto John pati mundësi të artë shënimi me fillim të pjesës së dytë por goditi keq nga afërsia duke mbetur rezultati 0-0.

Kampioni në fuqi e mori iniciativën e lojës dhe tentoi në minutën e 57-të me Florent Hasanin, por pa sukses.

Faton Maloku ishte shpëtimtar i Feronikelit edhe në minutën e 78-të kur pas një super goditje të Florent Hasanit priti për mrekulli.

Deri në fund të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste shënimi por që portat mbetën të pa prekura.

Feronikeli kësisoj ka zbritur në pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë Trepça ’89 ndodhet një pozitë më poshtë me një pikë më pak se skuadra nga Drenasi.

Në ndeshjen e radhës të dyja skuadrat do të zhvillojnë ndeshje derbi ku Feronikeli pret Prishtinën ndërsa Trepça ’89 do të përballet në udhëtim te Llapi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Mesfushori i Arsenalit do të largohet falas në verë, Barcelona dhe dy klube tjera e duan atë

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Dembele konsiderohet si pretendentë serioz për Topin e Artë, përpara treshes së Barcelonës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori