LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam te Man City për të fituar Ligën e Kampionëve!”, Guardiola reagon ndaj kritikëve

“Nuk jam te Man City për të fituar Ligën e Kampionëve!”, Guardiola reagon ndaj kritikëve

Pep Guardiola ka kritikuar kritikët e tij për mungesën e suksesit evropian në Manchester City, pasi ai sugjeroi se qëndrimi i tij si menaxher i klubit nuk do të konsiderohet si një dështim nëse ai nuk është në gjendje të fitojë Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka fituar titullin e Ligës Premier katër herë në gjashtë vitet e fundit, por ai shpesh është vënë në shënjestër të kritikëve për mosfitimin e trofeut evropian.

Dhe tani Guardiola i është kundërpërgjigjur kundërshtuesve duke sugjeruar se ai nuk është “mjeshtri i universit” dhe se të fitosh gjithçka nuk është e mundur.


Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2022/23?
Lexo po ashtu Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve 2022/23?

“Njerëzit mund të thonë se është një justifikim, por unë nuk jam këtu për të fituar Ligën e Kampionëve. Pronarët nuk më thanë ta fitojë atë. Natyrisht, ata e duan dhe unë jam i pari që e dëshiroj. Por ishte e njëjta gjë me Bayern Munichun dhe me Barcelonën, ku e fitova dy herë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Çdo vit dua të fitoj të katër trofetë. Dhe nëse do të jem menaxher pas 30 ose 40 vjetësh, do të dëshiroj të fitoj Ligën e Kampionëve çdo sezon. Por, unë nuk ndjeva një dështim në dy vitet në Barcelonë dhe tre me Bayernin kur nuk fituam”.

Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është 'lojtari më i mirë' që e ka parë
Lexo po ashtu Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është 'lojtari më i mirë' që e ka parë

“Ne duam ta fitojmë atë – por në të njëjtën kohë unë nuk jam mjeshtër i universit”.

“Ne përpiqemi ta bëjmë atë. Ishim më afër sezonin e kaluar – dhe do të përpiqemi përsëri këtë sezon. Por, unë jam i vetëdijshëm se sa të vështirë janë kundërshtarët dhe sa e vështirë është konkurrenca”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Kalo në kategori