LAJMI I FUNDIT:

Normat e larta të kredive pengojnë zhvillimin ekonomik

Normat e larta të kredive pengojnë zhvillimin ekonomik

Ekonomia joformale, mungesa e energjisë elektrike dhe investimet e ulëta në vendin tonë janë faktorë kyç që po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimit e ulët ekonomik. Kështu u tha në debatin e sotëm “Si të zhvillohen dhe të afirmohen prodhimet kosovare” të organizuar nga Aleanca kosovare e biznesit të Kosovës me përfaqësuesit e bizneseve si dhe institucioneve të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Biznesit në Kosovë po përpiqet që në rradhë të parë të ndikojë në përmirësimin e politikave ekonomike dhe ndërtim të infrastrukturës ligjore më të përshtatshme për investimet e drejtëpërdrejta të kapitalit të huaj dhe të atij vendor, tha kryetari i Agim Shahini.

Zëvendësdrejtori Sakim Imeri Administratës Tatimore të Kosovës me këtë rast foli për lehtësitë që në vitin e ardhshëm e presin biznesin vendor. “ Aktualisht është ndryshimi i ligjit për procedurat dhe administratën tatimore d.m.th i ligjit 2004 /48, i cili ofron lehtësi për të gjithë tatimpaguesit në forma të ndryshme , ndryshime tjera do të behën në ligjin e TVSH-së , të ardhurave dhe korporatave.

Në ligjin e TVSH-së ndryshim esencial do të jetë të norma e TVSH-së nga 1 janari do të jetë 16 për qind nga 15 për qind , rimbursimi do të të zbres nga 6 muaj në 3 muaj , po ashtu dhe shqyrtimi i saj do të jetë më i lehtë”, tha Imeri.


Ndërkaq Muhamet Mustafa, drejtor i RIINVEST-it tha se ky ndryshim në politikat ekonomike dhe ligjet e administratës tatimore nuk mjafton për të arritur progres në zhvillimin ekonomik. Mustafa, si faktor qenësor që po ndikon në zhvillimin e ulët ekonomik theksoi të jenë edhe kreditë me norma të larta të interesit prej 11 për qind. Mustafa theksoi se korrupsioni po rritet nga dita në ditë, duke potencuar se fajtorin nuk duhet kërkuar vetëm tek institucionet por edhe tek vetë bizneset dhe afaristët ./RTK/