Nesër do të mbahet seanca për votimin e projektligjit për pagat si dhe të buxhetit për këtë vit. Ky buxhet po kundërshtohet nga dy partitë opozitare. Ndërkaq, njohësit e ekonomisë tregojnë pasojat në rast se nuk kalon projektligji për buxhetin.
Lëvizja vetëvendosje ka paralajmëruar se nuk do ta votojë buxhetin për vitin 2019 në seancën e nesërme. Deputetja Arbërie Nagavci thotë se ky projektbuxhet nuk ndikon në mirëqenien e qytetarëve
“Projektligji për buxhetin nuk është buxhet që përmirëson jetën e qytetarëve…Për një varg arsyesh ne nuk do ta votojmë këtë buxhet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arbërie Nagavci.
Edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur rezervat e saj për projektbuxhetin për vitin 2019. Mirëpo nëse buxheti nuk kalon, pasojat do të jenë të mëdha, thotë profesori i ekonomisë Sejdi Rexhepi. Thekson se pasojat vërehen edhe në projektet e mëdha shtetërore.
“Vonesa e aprovimit të buxhetit do të ketë pasoja në vonesën e përfundimit të suksesshëm të projekteve. Këto pasoj do të barten në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve”, deklaroi Sejdi Rexhepi.
Gjithashtu, Rexhepi tregon një mundësi të funksionimit në rast se nuk kalon projektligji për buxhetin.
“Ekziston edhe një opsion tjetër ligjor që mund të merr Kuvendi i Kosovës. Të merr një vendim për zgjatjen e kësaj periudhe të jashtëzakonshme të financimit edhe për dy muaj. Por edhe ky vendim duhet të merret me një vendim të veçantë të Kuvendit”, deklaroi profesori Sejdi Rexhepi.
Buxheti miratohet me 61 vota të deputetëve të Kuvendit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës