Gjithë bota bie dakord se Italia është përçuese e stilit, modës e artit. Jo vetëm ne, si një aneks i Evropës kontinentale, por edhe vende të tjera që kanë lënë gjurmë në trashëgiminë botërore, kompleksohen përballë elegancës së këtij populli që kemi kaq afër. Ndryshe nga fillimi i viteve ’90 ku na u desh të kopjonim, për të mbijetuar, ne kemi filluar të zhvillojmë stilin tonë, deri në atë pikë sa tua ofrojmë pa droje, edhe italianëve.
Shembulli i mirë i suksesit që të garanton puna, këmbëngulja dhe pasioni është Daniela Zeqo, krejt e panjohur në Shqipëri, por e preferuara e artistëve, në Itali. Daniela kuron imazhin e personazheve më të njohur të skenave italiane dhe emri i saj si make up artist renditet krahas emrave të producentëve më të suksesshëm të momentit.
Videoklipet e Giusi Ferreri, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Emma Marrone, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Francesco Renga, Baby K etj., mbajnë firmën e saj, për sa i përket grimit dhe flokëve. Daniela tashmë është e lumtur që e ka lënë pas kohën kur ndjente përçmim apo paragjykim nga mjedisi ku studionte e punonte. Ajo diti të tregojë vlerat e saj, megjithëse rrugën e këtij arti e nisi në kushte aspak të favorshme. Ne të dritare.net biseduam me Danielën sepse duam që edhe ju të njihni këtë vajzë të guximshme që arriti suksesin me forcën e talentit dhe punës.
Dritare.net- Daniela, a mund të na tregosh rrugëtimin tënd nga Shqipëria drejt Italisë?
Daniela Zeqo- Jam me origjinë nga Berati, por adoleshencën e kam kaluar në Tiranë. Në vitin 2000, të detyruar nga kushtet financiare, prindërit e mi, vendosën të vinin në Verona. Pasi humbën gjithçka në firmat piramidale, u nisën me shpresën se në Itali do të garantonin të ardhmen e 3 fëmijëve.
Dritare.net- Si ndodhi që zgjodhe këtë profesion dhe a ishte e lehtë të hyje në tregun e punës në Itali?
Ndërsa isha në pritje të dokumenteve për të filluar fakultetin e gjuhëve të huaja, shëtisja shpesh nëpër qytet për të zbuluar bukuritë e Veronës. Kështu pashë shkollën profesionale të parukerisë. Meqenëse kishte qenë përherë pasioni im, vendosa të kërkoja informacion. Nuk isha e sigurt nëse mund të studioja duke mos pasur dokumente italiane. Më thanë se ajo ishte një shkollë private profesionale dhe se mjaftonte vetëm të paguaja e mund të filloja që të nesërmen.
Isha shumë entuziaste për këtë mundësi, por nuk ndihesha mirë kur mendoja që im atë dhe vëllai ishin të vetmit që punonin në familje dhe tani do u duhej të paguanin edhe për studimet e mia.
Për fat të mirë, mësueses sime i pëlqente mënyra ime e studimit dhe më dha mundësinë të filloja punë në një nga sallonet më të njohura në Verona. Por rroga nuk më mjaftonte të paguaja shkollën dhe 2 muaj më pas mësuesja më mori të punoja bashkë me të, në Arenën e Veronës për operat lirike. Kujtoj herën e parë kur punova për operën Aida, më dukej si ëndërr.
Më pas krejt rastësisht munda të punoja me RUN Multimedia për realizimin e videoklipeve dhe reklamave, me një nga regjisorët më të famshëm në Itali, Gaetano Morbioli. Shumë prej këngëtarëve italianë dhe ndërkombëtarë do të donin të punonin me të. Aty zbulova make up-in dhe u dashurova me këtë profesion. Punoja dhe studioja njëkohësisht, derisa u transferova në Milano, vendi ideal për këtë profesion. Pas diplomimit më erdhi kontrata nga Mediaset për emisionet Verissimo, Le Iene, Mai dire gol, Domenica 5 e Chiambretti Night.
Dritare.net- Në postimet tuaja në rrjetet sociale kam parë fotografi me emra të njohur italianë, të botës së artit. Jeni juve grimierja e tyre? Na thoni disa prej emrave më të famshëm që ua kanë besuar juve imazhin e tyre.
Punoj për disa personazhe italiane si Annalisa, Giusy Ferreri, Emma, Francesca Michielin, Biaggio Antonacci, Lorella Cuccarini, Francesco Renga, Lorenzo Fragola, Tiziano Ferro, Baby K . etj. Kam kuruar imazhin e tyre për evente të rëndësishme si Sanremo, Amici, Festivalin ndërkombëtar të Filmit në Venecia, Coca Cola Summer Festival etj.
Dritare.net- Si funksionon për momentin, je një profesioniste e lirë apo punon pranë ndonjë studioje?
Tani jam free lance sepse ndihem më e lirë. Kjo është një zgjedhje e imja në mënyrë që puna të mbetet pasioni im, gjë që nuk ndodh kur ke një rrogë të sigurt mujore dhe je e detyruar të shkosh në punë edhe atëherë kur nuk të pëlqen. Kam vetëm 1 kontratë të vogël për 2 ditë në jave ku jap mësim në Akademi Stefanò Anselmo.
Dritare.net- Në Itali jetojnë e punojnë edhe shqiptarë të cilët tashmë kanë fansat e tyre italiane. Duke qenë se keni punuar tek Amici ju duhet të njihni disa prej tyre.
Po, aty kam njohur Kledi Kadiun, tashmë miku im. E njoha personalisht kur punoja në programin Amici ndërsa kuroja imazhin e Emma Marrone-s dhe shpesh ndodhte që Kledi ngrinte volumin e napolonit dhe të gjithë mundoheshin të kërcenin vallet shqiptare në korridoret e studiove të regjistrimit. Kledi sillte shumë alegri dhe thjeshtësi që shpesh mungon sepse janë të gjithë shumë të emocionuar para se të fillojnë regjistrimet. Kam njohur edhe Ermal Metën, artist i kompletuar. Në fillim e njoha si autor këngësh, pasi fillimisht ai ka shkruar për Emma-n dhe Annalisa-n. U gëzova shumë për fitoren e tij në Sanremo, ku unë punoja për një tjetër këngëtar, por në heshtje bëja tifo për Ermalin sepse interpretimi dhe zgjedhja muzikore ishin më të bukurat.
Në evente të tjera kam bashkëpunuar me Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, dy vajza nga më të bukurat me të cilat kam punuar. Nuk imagjinoja që këto artiste mund të flisnin gjuhën shqipe kaq mirë. Kjo ishte një surprizë fantastike për mua. Më bënë të ndihesha vërtet shumë krenare.
Dritare.net- Sa e lirë je të vendosësh ti për imazhin e një artisti, për shembull në një videoklip?
Në bashkëpunim me artistin vendosim bashkë imazhin e duhur. Për foto dhe video e kam më të lehtë të vendos unë për ta. Ndërsa për evente të tjera ndërhyjnë menaxheri, regjisori dhe producenti dhe mua më duhet të interpretoj dëshirat e të gjithëve. Për shembull, Gigi Hadid më la të lirë të zgjidhja unë për të, ishte dakord me shijen time. Një vajzë e mrekullueshme dhe shumë e thjeshtë.
Dritare.net- A kthehesh në Shqipëri? Si të duket grimi që bëhet në skenat shqiptare, nëse keni parë, krahasuar me atë në Itali?
Në Shqipëri kthehem çdo vit se familja ime tashmë jeton aty. Pak herë më ka ndodhur edhe të punoj aty. Dy vajza shumë të bukura më kanë kontaktuar pasi dëshironin t’i përgatisja për dasmat e tyre përrallore, qe zgjatën tre ditë. Me këtë rast përfitova për të kaluar pak kohë me të afërmit e mi.
Më pëlqeu shumë kjo eksperiencë sepse më lejuan të nxirrja në pah bukurinë e tyre pa ekzagjeruar, siç ndodh shpesh në Shqipëri, kur ndonjëherë marrin shembull nga stili arab ose amerikan, ndryshe nga vendet e tjera evropiane ku femrat janë më natyrale e ku make up-i nuk dallohet.
Më bëhet qejfi sepse çdo herë që kthehem në Shqipëri shoh ndryshime pozitive. Shumica e vajzave janë më natyrale, pa u transformuar dhe pa humbur feminilitetin dhe bukurinë që bën pjesë në ADN-në e femrës shqiptare./dritare/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArta Nitaj bëhet nënë për herë të parë
Banori i ri me deklaratë tronditëse: Femrat si puna e Gresës duhet me i lidh dhe me i rrah me thupër
Pas debatit me Gjestin, Xheneta kërkoi që të dilte nga Big Brother
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmundje të rëndë, ja mori mendjen dhe kujtimet
Kim Kardashian shfaq fytyrën e saj pa grim dhe ndan momentet e kujdesit për lëkurën
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën