LAJMI I FUNDIT:

Një teori konspirative që po trondit politikën amerikane

Një teori konspirative që po trondit politikën amerikane

Pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, pavarësisht se me 2.7 milionë vota më pak se rivalja Hillary Clinton, pati shumë media që deklaruan se një faktor i këtyre zgjedhjeve ishin edhe lajmet false të përhapura në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, BBC ishte në qytetin e Veleshit në Maqedoni, ku të rinjtë e kishin kthyer në biznes fitimprurës prodhimin e lajmeve false për fushatën amerikane.


Ndërkohë, një nga ndihmësit e Donald Trump ka humbur punën e tij pasi shpërndau një teori konspirative, e cila kulmoi në fundjavë me një shkëmbim zjarri në një piceri.

aa2

Michael Flynn, 33 vjeç, u largua nga ekipi i Trump pasi shpërndau lajmin fals për atë që njihet si “Pizzagate” në SHBA.

Babai i tij, Michael Flynn Snr është përzgjedhur nga Trump për këshilltar të sigurisë kombëtare.

Edhe ai e ka shpërndarë lajmin fals.

“Pizzagate” prodhoi të dielën një ngjarje të rëndë, kur një person i armatosur qëlloi brenda picerisë “Comet Ping Pong”.

Për fat askush nuk u plagos.

Por çfarë është “Pizzagate”?

Në kulmin e fushatës elektorale, dikush nga e djathta ekstreme përhapi një lajm online se ekziston një rrjet pedofilësh demokratë, që e zhvillojnë aktivitetin e tyre nëpër piceri, më e njohura prej tyre “Comet Ping Pong”.

Sipas teorisë konspirative, në këtë rrjet pedofilie është përfshirë edhe Hillary Clinton dhe një prej ndihmësve të saj, John Podesta.

I dyshuari që qëlloi në restorantin “Comet Ping Pong” tha se kishte shkuar të investigonte vetë këto dyshime.

Pronari i kësaj picerie është donator i demokratëve.

Sipas teorisë konspirative, kodi për aktet seksuale më fëmijë në bodrum është ‘djathi’, ‘pica’, ‘hot dog’, etj.

Pronari i picerisë thotë se ata nuk kanë bodrum. Mbi të gjitha, ata kanë marrë shumë kërcënime me jetë. /mapo.al/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori