LAJMI I FUNDIT:

Një shtetas shqiptar i dyshuar për vjedhje në dy shtëpi në Strugë

Një shtetas shqiptar i dyshuar për vjedhje në dy shtëpi në Strugë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka iniciuar procedurë kundër një shtetasi të Shqipërisë 28 vjeçar i cili ka qëndruar ilegalisht në vend dhe për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer dy vepra penale – Vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 të. Kodit Penal.

Prokuroria Publike ka njoftuar sot se i dyshuari ka hyrë me dhunë në dy shtëpi në Strugë, duke marrë një tablet, telefona, bizhuteri, dy biçikleta dhe sende të tjera.

Prokuroria në Gjykatën Themelore në Strugë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.


”I dyshuari së bashku me një person tjetër është dënuar në vitin 2019 në Strugë për veprën penale të grabitjes gjatë tentativës për grabitje të një lokali bastesh, gjë që tregon qartë gatishmërinë e tij për të kryer krime në të ardhmen. Meqenëse bëhet fjalë për një shtetas të huaj pa qëndrim të rregulluar në vend, i cili nuk ka respektuar masën e përcaktuar nga gjykata të dëbimit 8-vjeçar nga vendi, duket qartë se i dyshuari është gati të kalojë kufirin ilegalisht dhe të bëhet lehtësisht të paarritshme për autoritetet ligjzbatuese. Për këto arsye, Gjykata e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike të Strugës dhe i ka caktuar masën e paraburgimit për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori