LAJMI I FUNDIT:

Një shpërthim tjetër i fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit – dyshohet për një sulm me raketë

Një shpërthim tjetër i fuqishëm pranë aeroportit të Kabulit – dyshohet për një sulm me raketë

Mediat e huaja janë duke raportuar për një shpërthim të fortë të dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.

Disa imazhe të postuara në mediat sociale tregojnë retë e zeza të tymit që ngrihen në ajër mbi ndërtesat, përcjell Telegrafi.


Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka konfirmuar se një shpërthim ka ndodhur në zonë.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Ndërkohë një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë ka thënë për BBC se shpërthimi i fundit u shkaktua nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit.

Aeroporti nuk u godit drejtpërdrejt, tha burimi.

Ende nuk dihet nëse ka viktima.

Presidenti amerikan Joe Biden kishte paralajmëruar më parë se një sulm tjetër terrorist në aeroport ishte i pashmangshëm, pasi një bombë vetëvrasëse në aeroportin e Kabulit të kryer nga ISIS -K – një grup ekstremist islamik që vepronte në vendin e Azisë Qendrore – vrau 13 trupa amerikane dhe shumë afganë. /Telegrafi/