LAJMI I FUNDIT:

Një segment i autostradës Prishtinë-Shkup inaugurohet të dielën

Një segment i autostradës Prishtinë-Shkup inaugurohet të dielën

Gjatë vikendit do të bëhet ceremonia zyrtare e inagurimit të pjesës se parë të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, autostradë kjo që lidhë Prishtinën më Shkupin.

Kështu kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të konsorciumit turko- amerikan “Bechtel – Enka”, kompani kjo fituese për ndërtimin e autostradës.

Ela Ruçi, zëdhënëse në këtë kompani, ka treguar se ditën e diel do të lëshohet për qarkullim nyja lidhëse e autostradës, që lidh dy autostradat atë “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe autostradën “Arbën Xhaferi”, që lidh shtetin e Kosovës me atë të Maqedonisë


Pjesa e segmentit të parë, apo nyja lidhëse është në dalje të Prishtinës, Lagjen Veternikë, te udhëkryqi për Gjilan.

Lëshimi i këtij segmenti, thotë Ruçi, do të shkarkojë qarkullimin e komunikacionit në Prishtinë.

“Praktikisht ajo që do të ndodh është se do të hapet një pjesë e rrugës e cila i jep mundësi trafikut që nuk lidhje më Prishtinën të mos futen fare në kryeqytet, por të shkojnë në drejtim të Shkupit për mes autostradës dhe rrugës ekzistuese. Pra nuk kanë nevojë të futën në Fushë Kosovë dhe Prishtinë por të qarkullojnë përmes autostradës”, tha Ruçi

Për veç inaugurimit Ruçi ka treguar se punët tjera në autostradë janë duke vazhduar sipas dinamikës se paraparë. Dhe me këtë ritëm, ajo thotë,se punimet në autostradë do të përfundojnë në fund të vitit 2017, ashtu siç është paraparë në kontratë.

Vlera e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit që lidh Kosovën e Maqedoninë, llogaritet të jetë rreth 600 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori