LAJMI I FUNDIT:

Një romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Kevin Costner shfaqen së bashku në një kafene në Aspen

Një romancë e re në horizont? Jennifer Lopez dhe Kevin Costner shfaqen së bashku në një kafene në Aspen
Jennifer Lopez dhe Kevin Costner (Foto: Twitter)

Pas Krishtlindjeve, Jennifer Lopez vendosi të shkojë në një pushim në Aspen, ku u pa në shoqërinë e aktorit të njohur Kevin Costner.

Dyshja janë fotografuar së bashku në një restorant të njohur.

Duke gjykuar nga fotot, padyshim që ata kanë shijuar të qenit bashkë dhe duke kaluar një kohë të mirë.


Foto: Screenshot/X

Lopez kishte veshur një pulovër të zezë, ndërsa flokët i kishte ngritur topuz. Costner u fotografua i veshur me një xhaketë dimërore dhe pantallona gri, duke u dukur shumë i relaksuar teksa bisedonte me të tjerët.

Edhe pse nga fotot nuk rezultonte se këngëtarja dhe aktori po flisnin me njëri-tjetrin, spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre filluan të përhapen.

Çiftet e famshme që u ndanë, u martuan dhe u fejuan në vitin 2023
Lexo po ashtu Çiftet e famshme që u ndanë, u martuan dhe u fejuan në vitin 2023

Të dy së fundmi kanë kaluar një periudhë të vështirë. Gjegjësisht, Jennifer Lopez bëri kërkesë për divorc nga aktori Ben Affleck këtë vit, pas vetëm dy vitesh martesë, ndërsa Kevin Costner i dha fund martesës me Christine Baumgartner vitin e kaluar pas 18 vitesh jetë së bashku, me negociata të shumta sa i përket financave.

Foto: Screenshot/X

Edhe pse u divorcuan, Lopez dhe Affleck mbetën në marrëdhënie të mira. Ata festuan Krishtlindjet së bashku, ndërsa së fundmi u takuan për drekë dhe shkëmbyen dhurata.

Sipas një burimi, ata synojnë të mbeten prezent në jetën e njëri-tjetrit edhe pse nuk janë në një lidhje romantike. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

E etiketojnë si 'modele', reagon gruaja e re e Feros, Nita Bajrami: Unë kam karrierë akademike

Magazina
Kalo në kategori