LAJMI I FUNDIT:

Një propozim martese në ‘BB8’

Një propozim martese në ‘BB8’

Sapo ka filluar edicioni i tetë i “Big Brother Albania” dhe tashmë kemi një propozim martese.

Derisa banorët po qëndronin në kuzhinë duke diskutuar me njeri-tjetrin, Alba duke qeshur ua tërhoqi vëmendjen duke thënë se Kika ka diçka për të thënë.

“Është diçka që e kam menduar mirë, dikush ndoshta do të preket, do të gëzohet, do të mërzitet. Jam i dashuruar me Albën”, deklaroi ai duke shkaktuar të qeshura te banorët, ndërsa Alba nuk e mori seriozisht.


Kika vazhdoi duke u thënë banorëve që së bashku me Albën kishin vendosur që dasmën ta bëjnë në Kosovë.

Porse duket se ishte kryer vetëm gjysma e punës, pasi ajo nuk i kishte thënë ‘po’.

“Unë akoma s’të kam kthyer përgjigje, unë hyra singël dhe do të dal singël”, ia ktheu Alba duke qeshur.