LAJMI I FUNDIT:

Një person nën hetime për posedim dhe trafikim të narkotikëve, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim

Një person nën hetime për posedim dhe trafikim të narkotikëve, Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e hetimeve ndaj një të pandehuri me inicialet B.P., si dhe ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës për caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se B.P. ka poseduar dhe trafikuar substanca narkotike me qëllim shitjeje.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator 2024, rreth orës 21:10, në rrugën Gasper Karaqi në Gjakovë. Policia e Trafikut, gjatë një pike kontrolli, sinjalizoi të pandehurin për të ndaluar automjetin e tij, por ai tentoi t’i shmangej ndalimit dhe filloi të largohej.


Pas ndjekjes nga policia, B.P. u kap në distancë prej 300 metrash, ku dyshohet se hodhi një qese të madhe që përmbante rreth 995 gram narkotik, ndërsa mbante ende në dorë një qese më të vogël me rreth 571 gram narkotik. Në total, policia sekuestroi rreth 1.566 kilogramë substancë të dyshuar narkotike.

B.P. akuzohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, bazuar në nenin 267, paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafoi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori