LAJMI I FUNDIT:

Një Pedagog i mirë, është më i mirë se libri i tij

Një Pedagog i mirë, është më i mirë se libri i tij

Jo vetëm unë që pata fatin ta njohë, por edhe ish studentët e tij, shoqëria, miqësia, familjarët dhe rrethi ku jeton, mund të vërejnë këtë njeri të urtë, ligjërues dhe edukator i veçantë, intelektual i matur me virtyte të çmuara njerëzore, kombëtare e ndërkombëtare. Njeri punëtor, energjik dhe i gjithanshëm

Nga: Rexhep Kryeziu, Zvicër

I veçantë në çdo aspekt. Kur them i veçantë, dua të them i respektuar, i dashur, i dalluar nga të tjerët, sepse zhvillon brendësinë shpirtërore të vetën, jep respekt që meriton. Është një person i paharruar, që meriton admirimin e të tjerëve.


Ai nuk e din dhe nuk e mbanë vetën si i veçantë. Por, për t’i treguar se është vërtetë i veçantë, kërkohet t’i gjesh bërthamën unike, të brendshme, që mbart në veten e vet, sepse profesori bën punën e tij të nevojshme në shërbim të shoqërisë, në shërbimin tonë, të atdheut dhe kombit. Pra, kjo është bërthama. Pavarësisht se si e quajmë këtë thelb, shpirtin e tij, duhet ta pranojmë se është intelektual, e mbi të gjitha, njeri i ndërtuar e bashkëkohor. Kështu e njoh unë profesorin e nderuar Andrea Shundin.

Unë nuk do të thellohem në punën dhe të kaluarën e profesorit. Të gjithë mund ta gjejnë dhe lexojnë në internet biografinë dhe veprimtarinë e tij të bujshme, si në anglisht poashtu edhe në shqip. Kërkojeni dhe mund ta gjeni!

Me Prof. Dr Andrea Shundin dhe disa nga veprat e tij

Andrea Shundi (i lindur në vitin 1934) është agronom shqiptaro-amerikan i shekullit të 20-të dhe 21-të. Hulumtimet shkencore dhe botimet e tij, përqendrohen kryesisht në sistemet e foragjereve si dhe në ushqimet burimore te bagëtive, në vreshtari dhe verëtari, si dhe në historinë e bujqësisë shqiptare.

Është një nga autorët kryesorë të teksteve shkollore të nivelit universitar në Shqipëri. Ishte ligjërues dhe dekan në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Profesor Shundi ka qenë dhe është pjesëmarrës aktiv në shumë konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare në sistemet e foragjereve dhe vreshtarisë. Ai ka ligjëruar shpesh në universitetet bujqësore italiane dhe greke.

Është organizatori i konferencës së parë pan-shqiptare mbi punën shkencore të bujqësisë në vitin 1975. Poashtu është organizator i konferencës së dytë dhe të fundit ne vitin 1991 të këtij niveli. Ai është i pari që në Rahovec organizoj simpoziumin shkencor mbi kultivarin e hardhisë Vranç, për t’u rikthyer në identitetin e vet, në emrin e kultivarit në gjuhen shqipe, nga Vranac, siç e quanin më parë, ne Vranç, ashtu si e meriton dhe quhet tani.

Libri ‘Verëtaria Praktike’ në bashkëautorësi me Prof. Dr Andrea Shundi

Për ta njohur mirë profesorin, jo vetëm që duhet të lexoni shumë nga punimet dhe veprat e tij, por edhe të kaloni ca kohë me të. Është një enciklopedi e vërtetë.

Prandaj, konsideroj që është me të vërtetë njeri i veçantë. Ai befason me aftësinë që posedon, me njohuritë e gjithanshme, me urtësinë e shpirtit të tij njerëzor, me reagimet e tij ndaj të padrejtës dhe mirësjelljen ndaj injorancës, me këshillat e tij prej një pedagogu, i qetë dhe mik i vërtetë, që duhet dëgjuar dhe respektuar. I rreptë ndaj padrejtësive.

Ky është idoli im i profesionit, punës dhe veprës sime. Me krenari e them, kam një idol që i takon kombit tim shqiptar.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Ka disa arsye pse mund të zgjoheni të lodhur

Shëndetësi
Kalo në kategori