Një muaj paraburgim për katër të arrestuarit në aksionin policor ku u shkatërrua laboratori i kultivimit të drogës në veri të Mitrovicës

Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve L.S., L.S., M.A., dhe B.D.
Ata po dyshohen se kanë kryer veprat penale – Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike, dhe – Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Kjo masë u caktua pas seancës dëgjimore të së enjtes, në të cilën gjykatësi i procedurës paraprake Ali Kutllovci ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Fillimisht, në seancën dëgjimore prokurorja e rastit Natasha Radoviq vazhdoi me elaborimin e kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve.
E njëjta deklaroi se ekzistimi i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen, vërtetohet nga provat në shkresat e lëndës, nga provat e bastisjes së vendit të ngjarjes, ku të pandehurit kanë tentuar të arratisën mirëpo janë penguar dhe zënë nga ana e policisë.
“Në vendngjarje është hasur laboratori ku është kultivuar droga, në të gjitha hapësirat e objektit janë hasur diku rreth 3000 vazo me bimë të mbjella”, deklaroi tutje prokurorja.
Tutje, prokurorja deklaroi se një hapësirë e objektit është shfrytëzuar për terjen e substancave narkotike, ndërsa nga bastisja janë gjetur edhe disa qese me substancë narkotike me sasi prej 15 kg, me qëllim transporti.
Sipas kërkesës, prokuroria konsideron se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, të parapara me nenin 181 të KPPK-së, pasi në këtë rast hasën rrethanat e rrezikut të arratisjes nga ana e të pandehurve, rrezikut të ndikimit në dëshmitarë dhe rrezikut të përsëritjes së veprës penale.
Sipas kërkesës, tre nga katër të pandehurit janë shtetas të Serbisë dhe kjo është marrë parasysh si bazë për ekzistimin e rrethanës së rrezikut nga arratia, pasi që nësë të njëjtit lihen në liri ekziston mundësia që të arratisen dhe t’i shmangen përgjegjësisë penale.
Ndërsa, rrethana e ndikimit në dëshmitarë dhe bashkëkryerës është paraparë nga prokuroria meqenëse njëri i pandehur është në arrati dhe nëse të njëjtit lihen të lirë do të kenë kontakt me të arratisurin, L.S, raporton betimiperdrejteis.
Bazat e caktimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve vjen si rezultat i seriozitetit dhe mënyrës së kryerjes së veprës penale, pasi nga bastisja e vendit të ngjarjes janë gjetur rreth 3000 vazo me bimë të mbjellura, substancë narkotike, 15 kg marihuanë e paketuar, e gatshme për shpërndarje, si dhe gjetja e pajisjeve dhe laboratorit për kultivimin dhe përpunimin e substancave narkotike.
Prokurorja theksoi se serioziteti i veprës shtohet edhe nga fakti se veprat penale për të cilat akuzohen të pandehurit janë në rritje e sipër vitet e fundit.
Tutje, gjyqtari Kutllovci e pyeti prokuroren se cilat janë provat që vërtetojnë se të pandehurit janë zënë duke shpërndarë, dukë shitur, apo duke transportuar substancat narkotike.
Prokurorja Radoviq deklaroi se momentalisht të gjitha provat që i posedon prokuroria janë në shkresat e lëndës, dhe se sipas prokurorisë për këtë fazë të procedurës këto janë prova të mjafteshme për të caktuar masën e paraburgimit, ndërsa shtoi se gjatë vazhdimit të hetimeve do të mbledhen prova shtesë me të cilat do të vërtetohet në tërësi se të pandehurit kanë kryer këto vepra penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker