LAJMI I FUNDIT:

Një miliardë euro në vit nga seks-industria në Bullgari

Një miliardë euro në vit nga seks-industria në Bullgari

Një miliardë euro në vit është qarkullimi i parave nga seks-industria në Bullgari.

Këtë sot në Sofje e deklaroi ish-sekretari në Ministrinë bullgare të Punëve të Brendshme Cvetko Cvetkov, i cili informoi se një prostitute në Bullgari fiton prej 12 deri 18.000 euro në muaj.

Sipas Cvetkovit, në Bullgari ka rreth 300 seks klube, prej të cilave 100 janë në Sofje.

Prostitucioni është kriminaliteti i tretë më fitimprurës në Bullgari, pas biznesit me drogë dhe vetura të vjedhura. /Makfaks/