Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Donald Trumpi dhe armët bërthamore janë përzierje e frikshme. Si president, ai e zgjeroi shumë arsenalin bërthamor të ShBA-së, hoqi traktatet e kontrollit të armëve dhe kërcënoi vazhdimisht se do të fillojë luftën bërthamore. Pas largimit nga detyra, i vodhi sekretet bërthamore nga Shtëpia e Bardhë dhe e zbuloi përmbajtjen e tyre. Së fundmi, një gjykatës vuri në dyshim shëndetin e tij mendor.
Për aleatin e ngushtë, Britaninë, mendimi më i frikshëm është se Trumpi, nëse rizgjedhet në nëntor, mund të minojë fatalisht mbrojtjen “e pavarur” bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar ose, për më keq, do të bëjë presion ndaj Londrës që ta përdor atë. Nëse Trumpi gabon në një përballje bërthamore, të themi me Kinën, Rusinë ose Korenë e Veriut, pritet që Britania do ta mbështesë atë – dhe po ashtu mund të bëhet objektiv.
Asnjë nga këta skenarë nuk mund të përjashtohet, pavarësisht këmbënguljes së Mbretërisë së Bashkuar që të mbajë si e vetme kontrollin operacional të katër nëndetëseve të saj bërthamore të klasit Vanguard. Në të vërtetë, rezultatet e tilla bëhen më bindëse teksa përkeqësohet situata e sigurisë ndërkombëtare, teksa Trumpi kërcënon të braktis NATO-n dhe Evropën, ndërsa armët bërthamore përhapen globalisht. Qeveritë e njëpasnjëshme të Mbretërisë së Bashkuar janë kryesisht fajtore për makthin e thelluar bërthamor të Britanisë. Të gjithë kanë bashkëpunuar me pretendimin se parandalimi i Mbretërisë së Bashkuar, i njohur përgjithësisht si Trident, është i pavarur. Në fakt, nëndetëset Vanguard mbështeten në teknologjinë, logjistikën dhe mirëmbajtjen amerikane, ashtu si edhe pasardhësit e tyre të klasit Dreadnought. Koka e re zëvendësuese W93 është huazuar nga dizajnet amerikane.
Edhe raketat balistike Trident II D5 të prodhuara në ShBA e që mbajnë koka bërthamore, nuk janë në pronësi, por janë dhënë me qira sipas kushteve të marrëveshjes së mbrojtjes reciproke të vitit 1958, ShBA-Mbretëri e Bashkuar [MB], si dhe marrëveshjes së shitjes Polaris të vitit 1963. “Armët bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar janë po aq të pavarura sa dëshiron ShBA-ja të jenë”, thotë një studim i ri nga rrjeti i shkencëtarëve anti-bërthamorë – Pugwash. “Mbrojtja kundërajrore [MDA] e mbyll Mbretërinë e Bashkuar në varësinë nga ShBA-ja për prokurimin e armëve bërthamore”, thonë nga Pugwash. “Në praktikë, varësia teknike e Mbretërisë së Bashkuar nga ShBA-ja do të kufizonte çdo sulm ndaj të cilit Uashingtoni e kundërshton. Për shembull, MB-ja varet nga softueri amerikan për të gjitha aspektet e shënjestrimit bërthamor”.
Kjo varësi kronike do t’ia jepte Trumpit të rizgjedhur një levë të madhe, nëse vendos ta përdorë atë në rastet jo të pamundshme të përplasjes të sigurisë ose politikës së jashtme me një qeveri laburiste, për shembull mbi Ukrainën. Parandalimi i Britanisë është mbështetur gjithmonë në vullnetin e mirë të ShBA-së, vuri në dukje një komision gjithëpartiak për Trident-in më 2014.
Por, “vullneti i mirë” i Trumpit është bazë e rrezikshme për politikën e mbrojtjes bërthamore. Ai, në teori, brenda disa javëve mund ta bëjë të pafuqishme flotën Trident. “Mënyra me të cilën ShBA-ja mund të shfaq pakënaqësinë e saj do të ishte ndërprerja e mbështetjes teknike, të nevojshme për MB-në, për të vazhduar dërgimin e Trident-it në det”, paralajmëroi një raport i vitit 2006. Megjithatë, atëherë askush nuk e priste se seriozisht do të merret me një president irracional, antagonist dhe izolues.
Parandalimi bërthamor i Britanisë i është caktuar zyrtarisht NATO-s. Nëse Trumpi largohet ose e sanksionon aleancën, ai mund të përpiqet të kufizojë përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar. Politikanët e BE-së që propozojnë një “ombrellë” alternative bërthamore anglo-franceze për Evropën, duket se nuk e kuptojnë se armët bërthamore të Britanisë nuk janë të saj për t’i pasur ajo në dispozicion. Londra duhet ta kërkojë lejen e Uashingtonit. Akoma më alarmante është perspektiva që Britania të futet në një luftë bërthamore të udhëhequr nga Trumpi. Armagedoni u afrua më shumë gjatë presidencës së tij. Përveç heqjes së traktateve të kontrollit të armëve, ai e zgjeroi listën e kërcënimeve të jashtme që mund të justifikojnë përdorimin e parë të armëve bërthamore, ndërsa e dyfishoi numrin e armëve bërthamore me rendiment të ulët të ShBA-së – të ashtuquajturat armë të fushëbetejës të cilat konsiderohen më “të përdorshme”.
Gatishmëria e zakonshme e Britanisë për të ndjekur Amerikën në luftë, që kohët e fundit sërish u pa në Detin e Kuq dhe më keq në Irak në vitin 2003, mund të jetë zhbërja e saj – nëse nuk ndryshon politika. “Mbretëria e Bashkuar ka më shumë gjasa të përdor armët bërthamore në një operacion dypalësh MB-ShBA, sesa si pjesë e një sulmi të NATO-s ose në mënyrë të pavarur”, thonë nga Pugwash. Komiteti i përzgjedhur i mbrojtjes së Dhomës së Ulët arriti në përfundimin, në vitin 2006, se “e vetmja mënyrë që Britania ka gjasa të përdorë Trident-in është që t’ia japë legjitimitetin një sulmi bërthamor të ShBA-së duke marrë pjesë në të … Në krizë, vetë ekzistenca e sistemit Trident në Mbretërinë e Bashkuar, mund ta bëjë të vështirë për një kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar që ta refuzojë kërkesën e presidentit amerikan për të marrë pjesë.”
Pos Trumpit, parandalimi i Britanisë përballet me probleme të shumta. Një vlerësim e vendos koston e përgjithshme të rinovimit dhe mirëmbajtjes së Trident-it – nga viti 2019 deri më 2070 – në 172 miliardë funte [201.2 miliardë euro]. Sistemi veçse përballet me vonesa dhe tejkalime të kostove. Nëndetësja e parë Dreadnought nuk pritet të hyjë në shërbim deri në fillim të 2030-ës.
Ndërkohë, katër nëndetëset Vanguard dhe ekuipazhet e tyre po ndërmarrin patrullime me gjatësi rekorde, vazhdimisht në det për pesë muaj ose më shumë. Kjo thuhet se i komplikon problemet e mirëmbajtjes dhe të moralit. E gjithë flota tashmë është më e vjetër se jeta e shërbimit të planifikuar fillimisht prej 25 vjetëve, kjo sipas Shërbimit të pavarur të Informacionit Bërthamor. Dhe, besueshmëria e parandalimit është në pikëpyetje pas një dështimi të dytë, të njëpasnjëshëm, të testit të raketës në muajin e kaluar. Fshehtësia zyrtare pengon shqyrtimin publik dhe parlamentar të pretendimeve ministrore se gjithçka po funksionon mirë.
Me pak fjalë, parandalimi në det dhe e ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar si shtet me armë bërthamore janë gjithnjë e më të prekshme ndaj presioneve të shtuara politike, ushtarake, teknike dhe financiare. Nëse Trumpi këmbënguli në rinegocimin e MDA-së, i cili skadon në dhjetor, ose e refuzon plotësisht, është e paqartë se çfarë mund të bëjë Britania.
Sa ironike nëse Trumpi, nga të gjithë njerëzit, do të sillte çarmatimin e njëanshëm bërthamor (të pavullnetshëm) të Britanisë. Sa shumë do të brohorisnin aktivistët kundër armëve të tilla! Ndoshta ky kërcënim dhe kjo frikë për t’u zhytur në luftë bërthamore, do të ringjallte debatin mbi Trident-in – dhe pse Britania e Madhe vazhdon të anashkalojë detyrimin e saj të traktatit të mospërhapjes, për të reduktuar dhe përfundimisht eliminuar të gjitha armët bërthamore.
Një qeveri e ardhshme laburiste nuk duhet të presë derisa të godasë fatkeqësia. Ajo duhet të rialokojë miliardat e Trident-it në projektet më të dobishme shoqërore. Besimi se armët bërthamore të mbikëqyrura dhe të kontrolluara nga ShBA-ja e bëjnë Britaninë disi më të sigurt dhe me ndikim të shtuar global, është iluzion, i paqëndrueshëm, i papërballueshëm – dhe, në epokën e Trump është krejtësisht i rrezikshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës