Coronavirusi po qëndron i pranishëm te disa persona për një periudhë më të gjatë kohore, nga se ndodh në kushte normale, i njohur tashmë si “COVID i gjatë”; dhe kjo po rezulton të jetë luftë e vazhdueshme për disa njerëz.
Mediumi francez, France24 solli rrëfimin e një atleteje, të një familjeje të tërë dhe të një vajze shtatëvjeçare, të cilët vuajnë të gjithë nga pasojat afat-gjate të infektimit me coronavirus.
Megjithatë, përkundër nevojës urgjente për ta kuptuar më mirë këtë gjendje të re dhe komplekse, shkencëtarët në Francë po e kanë të vështirë të marrin fonde publike për të zhvilluar studime për “COVID të gjatë”.
“Kjo nuk është një stërvitje kardio, por unë ende mund ta ndiej zemrën time duke kapërcyer një ritëm. Nuk është ndjenjë e bukur”, thotë Anne-Laure Florentin, derisa ngre disa pesha dhe shikon tek stërviten shokët e ekipit.
Kampionia tre herë evropiane e karatesë kishte shpresuar të përfaqësonte Francën në Lojërat Olimpike të Tokios të këtij viti, por asaj iu desh të heqë dorë nga ajo ëndërr pasi u infektua me COVID-19 në muajin tetor të vitit 2020.
Fillimisht, simptomat e saj ishin të lehta. Por ajo ka zhvilluar një gjendje të zemrës të quajtur miokardit, që do të thotë se edhe ushtrimet e lehta i shkaktojnë shqetësime, shkruan France24, transmeton Telegrafi.
“Njerëzit mendojnë se vetëm të rriturit vuajnë nga coronavirusi. Por kjo nuk është e vërtetë, edhe fëmijët vuajnë nga kjo sëmundje”, thotë Emma, një shtatëvjeçare që i vuan pasojat e COVID-19.
Kur filloi pandemia e COVID-19, fillimisht u kuptua se ishte kryesisht një sëmundje e frymëmarrjes, nga e cila shumica e njerëzve të shëndetshëm u rikuperuan brenda disa javësh. Besohej se të rinjtë, kryesisht shpëtonin nga simptomat më të rënda.
Por, derisa pandemia ka vazhduar, fëmijët dhe adoleshentët janë përballur me simptoma që zgjasin për muaj me radhë.
Karyne Peters dhe dy fëmijët e saj, Meily (18 vjeçe) dhe Manoa (12 vjeç), po vuajnë të gjithë nga COVID i gjatë.
“Meily humbi 17 kilogram dhe ishte në spital për gati tre muaj. Për Manoa-n, simptoma më dobësuese janë hipersomnia e tij (gjumi i tepërt) dhe mjegulla e trurit. Unë vuaj nga lodhja i nxitur nga përpjekja. Nëse kryej një aktivitet fizik, ditën tjetër, ose një ditë pas saj, unë do të duhet të qëndroj në shtrat dhe simptomat e mia të tjera do të kthehen”, thotë Peters.
Karyne potencon se asaj iu desh të luftonte të fitonte vëmendjen nga mjekët të cilët fillimisht nuk i morën seriozisht simptomat e saj dhe të fëmijëve.
Në fillim të këtij viti, qeveria franceze e njohu zyrtarisht COVID-in e gjatë, si një gjendje shëndetësore dhe rekomandoi planet e trajtimit. Por qeveria nuk e njohu zyrtarisht COVID-in e gjatë tek fëmijët si një gjendje shëndetësore.
“Ndihem e zemëruar që nuk më kanë dëgjuar”, thotë Karyne. “Unë e shoh se gjërat po ndryshojnë për të rriturit, por jo për fëmijët”.
Zhgënjimi i saj u shpërnda nga Marie Valdes, ku vajza e saj shtatëvjeçare, Emma pësoi një gjendje të rëndë, por të rrallë të nxitur nga COVID-19, e njohur si PIMS-COVID në Francë dhe PIMS-TS në Mbretërinë e Bashkuar. (PIMS: Paediatric Inflammatory Multisystem Syndrome).
Shtatë muaj më parë, virusi sulmoi organet vitale të Emma-s dhe e vuri atë në kujdesin intensiv, raporton France24, përcjell Telegrafi.
“Unë ende vuaj nga pasojat, kam dhimbje në këmbë”, thotë Emma. “Nëse ec për më shumë 10 minuta, më dhemb. Duhet të ulem në karrocë”.
Pse COVID-i i gjatë prek disa njerëz dhe jo të tjerët, dhe çfarë shpjegon morinë e simptomave të ndryshme? Njohuritë e zgjeruara do ta ndihmonin personelin shëndetësor të ofrojë plane adekuate të trajtimit për të sëmurët.
Financimi është i nevojshëm urgjentisht në mënyrë që shkencëtarët të kuptojnë më mirë këtë gjendje të re dhe komplekse shëndetësore.
Mbretëria e Bashkuar ka ndarë 21.5 milionë euro në financimin për sa i përket kërkimit për COVID-in e gjatë.
Por në disa vende sikurse në Francë, buxheti i qeverisë për studimin e COVID-it të gjatë, me 2.2 milionë euro, është i zbehtë në krahasim me atë të fqinjit të saj.
Profesoresha, Dominique Salmon-Ceron, specialiste kryesore e sëmundjeve infektive në spitalin Hotel-Dieu në Paris, thotë se ajo dhe ekipi i saj kanë aplikuar për fonde katër herë gjatë vitit të kaluar. Çdo herë, kërkesa e tyre është refuzuar, me “komente dhe rekomandime”, nga ministria e shëndetësisë.
Megjithatë, aftësitë dhe ekspertiza e saj janë njohur nga autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"
Stuhia e Saharasë që mbuloi me pluhur radioaktiv Evropën në vitin 2022- shkencëtarët zbulojnë gjurmë tronditëse të testeve bërthamore
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’
Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?