LAJMI I FUNDIT:

Një kompani holandeze paditi UEFA-n për përdorimin e shpikjes së saj – gjyqi mund të ketë ndikim në Euro 2024

Një kompani holandeze paditi UEFA-n për përdorimin e shpikjes së saj – gjyqi mund të ketë ndikim në Euro 2024

Kompania holandeze Ballinno ka paditur UEFA-n dhe prodhuesin e teknologjisë Kinexon për përdorimin e paautorizuar të teknologjisë për pozitë jashtë loje të përdorur nga VAR, dhe gjykata e vetme e patentave do ta shqyrtojë çështjen të hënën.

Ballinno gjithashtu u përpoq të sfidonte përdorimin e teknologjisë jashtë loje për Kupën e Botës 2022 në Katar, por nuk pati sukses.

Të dy palët nuk arritën të gjenin një marrëveshje për Euro 2024 në Gjermani, ndaj kompania e lartpërmendur paditi shtëpinë e futbollit evropian.


Nëse Ballinno fiton gjyqin, teknologjia gjysmë-automatike për pozitë jashtë loje nuk do të përdoret në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.

Meqë ra fjala, sistemi i përmendur me sensor në topin e futbollit është shpikur në vitin 2007 nga Peter Borst, dhe për rrjedhojë, federatat e futbollit kanë nevojë për lejen e tij për të përdorur sistemin.

“Ne kontaktuam menjëherë Kinexon, prodhuesin e teknologjisë që punon me UEFA-n dhe në disa raste u përpoqëm ta zgjidhim problemin në mënyrë miqësore, por ata nuk donin të bashkëpunonin”.

“Ndoshta ata menduan se ne ishim shumë të vegjël për të guxuar të padisim UEFA-n, por ne jemi krenarë për shpikjen tonë dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërkohë që të tjerët e përdorin atë pa lejen tonë. Procesi gjyqësor është i vetmi opsion për të mbrojtur shpikjen tonë nga përdorimi i paautorizuar”, deklaroi pronari i Ballinno, Borst për mediat holandeze./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori