LAJMI I FUNDIT:

Një kartëmonedhë kineze shitet për 92.700 euro

Një kartëmonedhë kineze shitet për 92.700 euro

Një kartëmonedhë e rrallë kineze, me vlerë prej 1 juan, është shitur në ankandin e Hong Kongut për një shumë rekorde prej 92.700 euro.

Kartëmonedha e shtypur në vitin 1909, konsiderohet si shumë e rrallë, andaj koleksionistët e konsiderojnë si të veçantë. Në këtë kartëmonedhë paraqiten dy dragonj të zi – që simbolizojnë bujarinë e carit kinez.

Kartëmonedha ishte shtypur në 100.000 kopje, mirëpo shumica ishin tërhequr nga qarkullimi për shkak të rikonstruktimit të sistemit bankar, në vitin 1911.

Në mesin e koleksionistëve dihet për ekzistimin e vetëm 3 kartëmonedhave të tilla. /Telegrafi/