LAJMI I FUNDIT:

Një hap tutje në lidhjen e tyre – Dua Lipa prezanton të dashurin e ri Romain Gavras me prindërit e saj

Një hap tutje në lidhjen e tyre – Dua Lipa prezanton të dashurin e ri Romain Gavras me prindërit e saj

Dua Lipa ka hedhur hapin e radhës në lidhjen e saj me Romain Gavras, teksa e prezantoi atë me prindërit e saj për herë të parë të martën në Ibiza.

Këngëtarja, 28 vjeçare dhe i dashuri i saj, 42 vjeç, kanë shijuar një darkë në restorantin Juntos House, ku iu bashkuan nëna e saj, Anesa dhe babai Dukagjini.

Artistja me prejardhje nga Kosova dukej atraktive me një fustan të tejdukshëm të bardhë.


Foto: MEGA

Duke lënë flokët brune poshtë shpatullave, krijuesja e hitit “Levitating” zgjodhi po ashtu një palë këpuca të bardha.

Dua Lipa sjell pamje të tjera nga festa e ditëlindjes së 28-të, e lumtur në krahët e të dashurit të ri
Lexo po ashtu Dua Lipa sjell pamje të tjera nga festa e ditëlindjes së 28-të, e lumtur në krahët e të dashurit të ri

Romain, i cili është një regjisor, ishte i veshur me një këmishë të gjelbër të errët, ndërsa kishte gjithashtu një fashë të mbështjellë rreth njërit prej gishtave.

Foto: MEGA

Dua gëzon një marrëdhënie të ngushtë me prindërit e saj dhe shpesh poston foto me ta në rrjetet sociale.

Këngëtarja është më e madhja e tre fëmijëve, pasi Anesa dhe Dukagjin kanë edhe vajzën Rina, 22 vjeçe dhe djalin Gjin, 17 vjeç.

Foto: MEGA

Dua ka nisur lidhjen e re këtë vit dhe dyshja kanë kaluar një festë romantike së bashku në ditët e fundit.

Çifti u raportua për një romancë dashurie në mars, kur u fotografuan të kapur për dore, teksa po largoheshin nga sfilata e Javës së Modës në Paris.

Foto: MEGA

Romain vite më parë ka qenë i dashuri i artistes tjetër të famshme, Rita Ora. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori