LAJMI I FUNDIT:

Një grua lind foshnjën në bordin e aeroplanit amerikan, me të cilin po evakuohej nga Afganistani

Një grua lind foshnjën në bordin e aeroplanit amerikan, me të cilin po evakuohej nga Afganistani

Një nënë afgane lindi një vajzë vetëm pasi aeroplani preku bazën ajrore Ramstein në Gjermani të shtunën në bordin e një fluturimi evakuimi të ushtrisë amerikane, tha Forca Ajrore e SHBA-së në mediat e saj sociale.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në një postim në Twitter të dielën, US Air Mobility Command tha se gruaja filloi të lindte foshnjën e saj në një aeroplan transporti C-17 gjatë pjesës së dytë të udhëtimit të saj duke ikur, pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.

Fluturimi ishte nga një bazë në Lindjen e Mesme drejt bazës së madhe ajrore amerikane në Gjermani.


Forcat Ajrore të SHBA-së thanë se nëna filloi të kishte komplikime ndërsa avioni ishte në lartësinë e fluturimit, në rreth mbi 8,500 metra, për shkak të presionit më të ulët të ajrit në aeroplan.

“Komandanti i avionit vendosi të zbriste në lartësi për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës”, citohet të jetë thënë në postim.

Pasi aeroplani ishte në tokë në bazën Ramstein, personeli nga Grupi i 86-të Mjekësor i Forcave Ajrore ndihmoi në lindjen e foshnjës në gjirin e ngarkesave të C-17, thuhej në cicërimë.

Nëna dhe foshnja më pas u transportuan në një institucion mjekësor aty pranë, ku ata janë në gjendje të mirë.

Ndryshe, Baza Ajrore Ramstein është shfaqur si një pikë kryesore tranziti për të evakuuarit nga Afganistani.

Të premten, Forcat Ajrore thanë se një nga fluturimet e saj C-17 nga Afganistani kishte vendosur një rekord për numrin e njerëzve të transportuar ndonjëherë në bordin e aeroplanit.

Një fluturim më 15 gusht për të cilin Forcat Ajrore fillimisht thanë se mbante 640 persona në të vërtetë kishin 823 në bord. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Macja bëhet virale për gëzofin e pazakontë - videot e kafshës shihen miliona herë

Fun
Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Policia ndërhyn kur aligatori bllokon dërgimin e picave në Florida

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Kalo në kategori