LAJMI I FUNDIT:

Një bashkim që kaherë ka nisur të bëhet!

(Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit) – Jakov Xoxa

Gjëja më banale e një lajthimi të madh politik i cili si konformizëm po tentohet të instalohet në bindjet e njerëzve tanë, është kinse ne shqiptarët si popull të shkapërderdhur në disa shtete të kësaj hapësire, synimin tonë për bashkimin e vërtetë kombëtarë, do ta realizojmë tek në Evropën e Bashkuar.


Në mbrojtje të këtij botëkuptimi aspak realist, shumë politikanë tanë që aktualisht janë në pushtet ose opozitë, sociolog, politolog dhe publicist, gjatë ligjërimeve të tyre (me gojë apo shkrim), përmes citimit në to të tezave të ndryshme kinse të argumentuara shkencore, kotë ngarendin të gjejnë mbështetje teorike sa më të kapshme në këtë drejtim. Në fakt, eksperiencat e gjertanishme praktike kanë dëshmuar se të gjitha ato teori ekzistuese thuaja shkencore mbi kombet, popujt, shtetet… shumë pak kanë mund të inkorporohen në realitetet specifike të popujve dhe regjioneve të ndryshme.

Shikuar nga aspekti material, një pjesë e këtyre nihilistëve teorik “modernist”, pa dashur të dinë se edhe vetë ndërtimi kualitativ i normave të së drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare, paraprakisht, iniciohet, formohet dhe mbështeten mbi bazat e ekzistimit të një vullneti të fuqishëm politik të shumicës, mohimin e mundësisë së realizimit të këtij bashkimi, e mbështesin në disa interpretime të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj kushtetuese vendore.

Vërtet, kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës, konkretisht: neni 1, pika 3, në mënyrë decidive e ndalon një bashkim të tillë të Kosovës me ndonjë shtet fqinjë, e veçanërisht me Shqipërinë, nga ana tjetër, ajo si një akt i kompletuar shtet-formuesi thelbësor juridik, në kuadrin e dispozitave të veta rregullative gjithëpërfshirëse, parasheh edhe mundësinë e ndryshimit dhe plotësimit të saj. Nga ana tjetër, Kushtetuta aktuale e Shqipërisë, në preambulën kushtetuese, në mes tjera thotë: “Ne populli i Shqipërisë…me aspirata shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar…” Më tej, këta ithtarë që përhapin idenë e mundësi së bashkimit të shqiptarëve vetëm në Evropën e Bashkuar (BE), mbështeten edhe në parimin politik ekzistues ndërkombëtar të mos ndryshimit të kufijve ekzistues të shteteve?! Por, a nuk u thye disa herë ky princip i “rreptë”: si me ish -Bashkimin Sovjetik, bashkimit të dy gjermanive?

Shpartallimi i ish – RSF të Jugosllavisë

Pas viteve ’90-ta, një gjë e ngjashme ndodhi edhe me republikat e ish Jugosllavisë. Kufijtë ndërkombëtarisht të njohur të RSFJ-së u ndërruan. Për republikat që u ndanë me dhunë nga kjo bashkësi federative, mu nga kjo bashkësi ndërkombëtare atyre ju njoh e drejta që të jenë të pavarura dhe sovrane. Kjo ishte më se e kuptueshme, sepse, pikërisht kishim të bënim me territore dhe popuj specifik unik dhe që kanë një histori dhe kulturë të mëvetësishme kompakte, andaj, këto republikat separata në fjalë, edhe në mënyrë të natyrshme i plotësonin kushtet të pavarësimit të tyre si shtete në vete. Fatkeqësisht, nga këto procese të copëtimit të ish Jugosllavisë dhe formimit të shteteve të reja Ballkanike, Kosova mbeti kafshatë e fundit. Ajo edhe disa vite iu nënshtrua dhunës së brendshme shtetërore të Serbisë, gjersa më në fund bashkësia ndërkombëtare nuk intervenoj ushtarakisht dhe nuk e shpalli këtë pjesë të trazuar të Ballkanit si zonë e mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara.

Kështu, ne, nga një viktimë e Serbisë shoviniste antishqiptare, me UNMIK-un si një formë e mbikëqyrjes ndërkombëtare të instaluar përkohësisht në Kosovë, u inkurajuam për një perspektivë të ndritshme gjithëpërfshirëse do të na pret e ardhmja nga ky “universitet i madh i demokracisë, dijes dhe kulturës së mirëfilltë perëndimore” të cilin tanimë veç e kishim në shtëpinë tonë.

Pas tetë vjet të eksperimenteve të dështuara në dëm të popullit tonë, më në fund hapet “Kutia e pandorës”, dhe merret sinjali i inicimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Por, që në fillim ky proces ishte vënë në kahe të gabuar. Sepse në nisje, nuk u murr parasysh fakti se Kosova nga kolonizatori i saj i mëparshëm Serbia, u shkëput me luftë e jo me marrëveshje, prandaj, edhe zgjidhja e statusit përfundimtar të saj duhet të jetë një çështje që do të rregullohet në mes të fituesit të kësaj lufte, në këtë rast bashkësisë ndërkombëtare, dhe popullit të atij territori, i cili me vullnetin e vetë e ka legalizuar këtë ndihmë vëllazërore të intervenimit ushtarak. E jo, sikur po praktikohet tani: shtyhen të bisedojnë kosovarët me ish-kolonizatorin e tyre, për fatin e një territori të cilin ajo gjithnjë e ka pasur padrejtësisht në okupim dhe më në fund e ka humbur me luftë.

Sado që punët ia filluan mbrapsht, ne u deshtë që edhe në këtë klimë të krijuar haptazi ta shprehim synimin tonë shekullor historik të opsionit për bashkim kombëtar, e, që, njëkohësisht do të ishte edhe si kërkesë për një revidim të padrejtësisë historike që na është bërë si popull. Por, në vend se ta bëjmë këtë, ne u kapëm si “popi pas kryqit” me pavarësinë e Kosovës si zgjidhje përfundimtare dhe më të pranueshme të statusit të saj. Kërkesa e jonë e dikurshëm “Kosova Republikë”, aspak nuk ka qenë si kërkesë e një zgjidhje përfundimtare, por, atëbotë, ishte si një formë më e kapshme politike e shkëputjes tonë administrative nga tutela e Serbisë.

Çuditërisht, ky togfjalësh shabllon na mbeti si shprehi! Andaj, me pretekst, gjoja si një shprehje e vullnet të popullit të saj, realizimi i tashëm i pavarësisë së Kosovës, është vetëm një konformizëm që buron nga një ëndërr rugoviane, tashti e përqafuar edhe nga ana e politikanëve aktual në pushtet, për krijim të një pashallëku apo çifligu personal të sundimit, e kamufluar me pretekstin e principit të “rreptë”ndërkombëtar të mos-ndryshimit të kufijve ekzistues, apo edhe të bashkimit të shqiptarëve tek në Evropën e Bashkuar

Realiteti historik si bazë e një vizionaritetit analitik politik

Të jesh një vizionar i suksesshëm teorik ndaj realiteteve konkrete shoqërore-politike, aspak nuk do të thotë se në konstatimet e tua të nxjerra si përfundime meritore, kryesisht duhet t’i mbështetesh në disponimin ekzistues politik ditor kombëtar dhe ndërkombëtar, por patjetër rezultatin përfundimtar ndaj fenomenit konkret shoqëror, duhet ta nxjerrësh nga pasojë e të gjitha veprimeve të gjertanishme që tek priten të ndodhin në të ardhmen. Natyrisht, gjatë këtij tentimi “parathënës”, patjetër si argumente, duhet të shërbehemi edhe me të kaluarën historike si eksperiencë

Ti kthehemi tani temës tonë konkrete, duke e vështruar atë edhe nga kjo prizëm. Historikisht, tentime të organizuar për bashkimin e kombit të ndarë në shumë copëza administrative feudesh, në një tërësi kompakte unike të veprimit, tek shqiptarët ka ekzistuar kaherë dhe ajo si vullnet i natyrshëm kolektiv është shprehur edhe në forma të ndryshme të organizimit të tyre politik. Shikuar nga distanca kohore, fillet e para të kësaj cytjeje pozitive na shfaqen qysh në epokën e Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës ( 2.3.1444) dhe Lidhja e Prizrenit (10.6.1878), do mbeten si dy ngjarje të ndryshme të përpjekjeve serioze të shqiptarëve për tu bashkuar si komb.

Realisht, Shqipëria e sotme në kufijtë e saj ekzistuese, është produkt i Konferencës së Londrës (1913), sepse Kuvendi i Vlorës (28 Nëntor 1912), atëbotë, nuk e shpalli pavarësinë e Shqipërisë së sotme, por të Shqipërisë Natyrale. Në këtë drejtim, është shumë me rëndësi të cekem si dëshmi një dokument të quajtur si Memorandum, i cili mbanë datën, 2.1.1913, dhe e njëjta, nga ana e Qeverisë së përkohshme të asaj kohe, iu është dërguar Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Lodër. Në të, në mes tjerash, thuhet: “Është një fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar përbën grupin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm të Gadishullit Ballkanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë plotësisht nga racat që janë fqinje me të…”

Pas Kuvendit të Vlorës, më 1912, si dëshmi historike të vullnetit kolektiv të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar, i kemi dokumentet e Konferencës së Bujanit (31.12.1943), në bazë të cilave, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë. Nga disa pika të aktit të shkruar të konkluzioneve të kësaj Konference, në mes tjerash, thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë…Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit”

Një dëshmi tjetër e fuqishme historike e këtij vullneti për Bashkim Kombëtar, veçanërisht të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës në trungun amë, gjatë luftërave të fundit në hapësirat e ish Jugosllavisë, vuloset në betimin e ushtarit të UÇK-së, në të cilën ky bashkim si synim konsiderohet si thelbi i luftës së tyre.

Si përfundim…

Edhe pse Kosova i festoi tre vite të një pavarësie artificialisht të imponuar “ahtisariane” nga bashkësia ndërkombëtare, këtë fazë kompromisi të dhembshëm, shqiptarët shumicë, thellësisht po e konsideron si një fazë tranzicion e cila shumë shpejtë do t’i shpie drejt realizimit të qëllimit të tyre përfundimtar – Bashkimit Kombëtar. Nëse ende ka nga ata “empiristë” të papërmirësueshëm politikanë, pseudo-shkencëtarë, analistë dhe qytetarë të thjeshtë që dyshojnë në këtë konstatim, atëherë e kanë shumë lehtë ta provojnë këtë edhe në praktikë: LE TA ORGANIZOJNË REFERENDUMIN GJITHËPOPULLOR dhe të gjitha dilemat tona një herë e përgjithmonë do të eliminohen. Me vonesë të qëllimshme strategjike, apo nga lajthimi i stërzgjatur, Bashkësia ndërkombëtare, dita ditës po vëren se çelësi i vërtetë i zgjidhjes së këtij lëmshi të koklavitur ballkanik, qëndron pikërisht tek përmbushja e atij synimi shekullor të të shqiptarëve për bashkimit kombëtar (edhe para hyrjes në Bashkësinë Evropiane).

Në favor të këtij konstatimi, qëndrimin aktual pasiv të bashkësisë ndërkombëtare rreth mos-funksionalizimit si duhet të shtetit të Bosnjës, lojës me emrin dhe mospranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe disa deklarata kontroverse rreth Kosovës dhe mundësisë që ajo edhe pas shpalljes të jetë një shtet jofunksional, unë nuk i shoh si veprime të rastësishme. Bosnja dhe Maqedonia janë ish Republika të RSFJ-së, të cilat, pa marrë parasysh faktin se ato, edhe në kohën komuniste të formimit të tyre, në thelb kanë qenë “fantom” republika artificiale, u pranuan dhe u njohën shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare si shtete të pavarura. Mbase, ky gabim i nxituar politik, tashti atyre po ju kthehet si nevojë e aplikimit edhe të planeve tjera “konspirative” rezerve në këtë drejtim…?!! Në këtë vizionaritet timin të guximshëm parathënës politik, për një lajthim të mundshëm si shkas, vetëm ia kam frikën rezultatit të bisedimeve të fundit të Kosovës me Serbinë …?!!

Në trend

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane

Lajme
Kalo në kategori