Një baba i gjendur në prag të vdekjes nga coronavirusi ka lutur britanikët që “të qëndrojnë në shtëpi” dhe “të mos bëhen idiotë”.
Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Matt Dockray, 39 vjeç, i cili gjendet në kujdesin intensiv ndërsa pret të vihet në një ventilator në një spital.
Mjekët thanë që mushkëritë e tij kishin probleme dhe ai u sëmur në mënyrë kritike.
“Kjo më jep mundësinë të paralajmëroj secilin prej jush që mendon se janë të pathyeshëm, ose që po shkelin çdo këshillë për të dalë pa asnjë arsye”, tha babai, me origjinë nga Wakefield, West Yorkshire.
“Thuajse çdo orë, unë po shikoj dhomat e shënuara me një trëndafil të kuq të petëzuar – duke identifikuar ato kritike me Covid-19 – ndërsa familja e tyre u thonë lamtumirë përmes xhamit”.
“Për të gjithë ata që mendojnë se ata thjesht mund të kenë një kollë dhe simptoma të buta, ose që mendojnë se e kanë pasur atë, kështu që do të jenë mirë – ju lutemi mos u bëni idiotë”.
“Unë nuk do ta dëshiroja këtë për asnjë armik. Unë madje regjistrova një video për gruan dhe fëmijën tim për t’iu thënë lamtumirën sepse në një moment gati u dorëzova për shkak të dhimbjes dhe frikës”.
“Unë kam qenë i sëmurë për tre javë, nga një kollë e vogël që në ditën kur pashë futboll në Wembley më 1 mars. Kisha të dridhura, ethe dhe dhimbje koke”.
“Ditë për ditë, ndjehesha më keq, por vazhdoja – duke injoruar çdo këshillë familjare”.
“Unë nuk u largova nga shtrati për pesë ditët e ardhshme, dhe isha duke u përpjekur të qëndroja zgjuar dhe të marr frymë siç duhet”.
“Më në fund, gruaja ime nuk mund të më dëgjonte më dhe thirri një ambulancë”.
“… mjekët me kostume më thanë që ata menduan se kisha Covid-19 – dhe se isha sëmurë kritikisht”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ligjvënësit në Mexico City ndalojnë ndeshjet e dhunshme me dema – duke shkaktuar zemërim dhe festime

Trump thotë se SHBA mund të kontrollojë centralet energjetike të Ukrainës – në telefonatën e tij me Zelenskyn

Shtatë persona përfunduan në spital pasi një veturë Tesla kaloi trotuarin dhe u përplas me këmbësorët në Londër

Pasi u zbulua se e kishin shfrytëzuar kundër studentëve, Daçiq shfaq armën sonike ‘që shkakton panik’

Zelensky përshkruan telefonatën me Trump – tregon "hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës me Rusinë"

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

"Pamjet e numërimit të parave në parti", shkaktar edhe për arrestimin e kryetarit të Stambollit

Amerikanët mund t'u lënë evropianëve komandën në NATO - këtë të drejt ekskluzive e kanë që nga viti 1951

Shtatë persona përfunduan në spital pasi një veturë Tesla kaloi trotuarin dhe u përplas me këmbësorët në Londër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin