LAJMI I FUNDIT:

Një 54 vjeçare që jetonte e vetme gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë

Një 54 vjeçare që jetonte e vetme gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë

Një grua 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Rasti është bërë i ditur nga policia.

Siç njoftohet, sot rreth orës 12:00 policia ka marrë informata se në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të dalë nga shtëpia.


Pas kësaj, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë ftuar  njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për  rastin  policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta”, tha Borovci në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori