LAJMI I FUNDIT:

Nis Konventa e LDK-së në Gjilan, nesër zyrtarizohet kandidatura e Lutfi Hazirit për kryetar komune

Nis Konventa e LDK-së në Gjilan, nesër zyrtarizohet kandidatura e Lutfi Hazirit për kryetar komune

Ka filluar Konventa dy-ditore e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, që është përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, me pjesëmarrje të delegatëve, kryesisë, kryetarëve të nëndegëve, Forumit të Rinisë, Forumit të Gruas e Komisioneve e Zyrave profesionale.

Në komunikatën e Degës së LDK-së, thuhet se Konventa e sotme pati karakterin e punës në grupe të Zyrave e Komisioneve profesionale të Degës.

Nënkryetari i parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi e shpalli të hapur Konventën, tha se ndjehet krenar me përbërjen e Komisioneve, duke thënë se janë profesionistët më të mirë të fushave dhe njerëz të dëshmuar.


Gjatë ditës së sotme, është punuar intensivisht edhe në përgatitjen e programit qeverisës Gjilani 2021-2025.

Ndryshe, Konventa kulmon të shtunën, kur me unanimitet të plotë të strukturave të Degës së LDK-së në Gjilan do të zyrtarizohet kandidati për Kryetar të Komunës.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se Lutfi Haziri do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës edhe në zgjedhjet e 17 tetorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori