LAJMI I FUNDIT:

Nis faza e dytë e programit kundër korrupsion

Nis faza e dytë e programit kundër korrupsion

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë, sot fillon me fazën e dytë të programit Kundër – Korrupsion, ku synohet parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si dhe fuqizimit të qytetarëve në vendimmarrje.

Faza e parë e këtij programi është zbatuar gjatë viteve 2012 – 2015. Kurse, faza e dytë e programit do të vazhdojë deri në vitin 2020.


Sipas një njoftimi të UNDP-së, synimi i këtij programi ka qenë dhe vazhdon të jetë parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal, si dhe fuqizimit të qytetarëve, veçanërisht të rinisë, në vendimmarrje.

Ceremonia për nder të fillimit të fazës së dytë të programit fillon sot nga ora 17:00, ku pritet të jenë prezentë udhëheqësit e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe do të ndahen mirënjohje për partnerët kryesorë të fazës së parë të programit.

Programi po zbatohet në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile dhe po mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA).

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori