LAJMI I FUNDIT:

Nipi i Bob Marleyt, Jo Mersa vdes në moshën 31-vjeçare

Nipi i Bob Marleyt, Jo Mersa vdes në moshën 31-vjeçare

Familja e legjendës, Bob Marley, e mbyll vitin me një nga lajmet më të këqija që mund të merrnin.

Jo Mersa, nipi i muzikantit, është gjetur i vdekur dhe ndonëse nuk dihen shkaqet, njoftohet se ka ndërruar jetë papritur në moshën 31-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Kulturës së Xhamajkës, Olivia Grange, në një postim të ndarë në Twitter.


Jo Mersa

Ajo zbuloi vdekjen tragjike të Jo Mersa, djalit të Stephen Marley, një nga 11 fëmijët e Bob Marley, dhe i cili ishte gjithashtu një yll i nderuar në botën e ‘reggae’.

“Nipi i superyllit të Reggae, Bob Marley ka vdekur”, shkroi Grange në Twitter.

“I shpreh ngushëllimet e mia më të thella Stephen, nënës së Jo, Kerry, Marleys dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Ngushëllime të përzemërta për miqtë dhe bashkëpunëtorët e Jo dhe për fansat kudo që janë”, vazhdon postimi.

Jo Mersa

“Vdekja e tij e parakohshme në moshën e re 31 vjeçare është një humbje e madhe për muzikën”.

Ndërkohë, TMZ ka spekuluar rreth rrethanave të vdekjes së Jo Mersa. Ata sugjerojnë një atak të papritur të astmës, siç dihej sëmundja e tij kronike.

Të tjerë, megjithatë, theksojnë se trupi u gjet i pajetë mbi një motoçikletë në Florida.

Jo Mersa

Sidoqoftë, muzika humbet një artist të ri në moshën 31-vjeçare, i cili ka lindur në Kingston dhe është rritur në Florida.

Në atë shtet amerikan, ai i dha dorë të lirë artit të tij dhe u bë producent, kompozitor dhe interpretues i këngëve hit si “No Way Out”.

Jo Mersa

Pas lajmit për vdekjen, shumë miq dhe fansa i kanë shprehur ngushëllimet familjes Marley. /Telegrafi/

Jo Mersa

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori