LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Zaev do të jep përgjegjësi për amnistinë e 27 prillit

Nikollovski: Zaev do të jep përgjegjësi për amnistinë e 27 prillit

Nënkryetari i partisë opozitare maqedonase, Aleksandar Nikollovski në emisionin “Jadi Burek” tha se “Zoran Zaev do të jep përgjegjësi për mënyrën se si kërcënonte deputetët të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës, nëpërmjet aktakuzave për rastin e 27 prillit”.

Rastin e 27 prillit, Nikollovski e cilësoi si rast i montuar ndërsa vetë fakti që janë kërcënuar deputetët, siç thotë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, vërteton se rasti është i montuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga 5 deputetë që ishin të akuzuar, dy nuk votuan për ndryshimin e Kushtetutës, kjo tregon se tetë deputetët kanë mundur të veprojnë ndryshe. Ata që votuan gjithë jetën do ta mbajnë barrën përmbi vete”, tha Nikollovski.


Ai shtoi se ai ashtu si edhe të gjithë tjerët e dënojnë dhunën në Kuvend, por për kërcënimet ndaj deputetëve Zaev do të jep përgjegjësi. Në të njëjtën kohë, Nikollovski tha se duhet të ketë pajtim, ndërsa vendimet gjyqësore flasin se Zaev është njeri i vogël.

“U vërtetua se Zaev është njeri i vogël që nuk arriti të ngrihej mbi veten dhe filloi me hakmarrje”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori