LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj kopjon grupin KAOS?

Nicki Minaj kopjon grupin KAOS?

Nicki Minaj “duket” se ka kopjuar reperët shqiptarë në versionin remiks të këngës së saj të fundit,”Sugar”, një bashkëpunim i saj me Marron 5.

Kështu supozon njëri nga anëtarët e grupit KAOS, Lumi B, i cili me një postim në Instagram u tregon kolegëve të tij, Vip Popa dhe Flori Mumajesi, se Nicki Minaj “po vjedh ideja”.

Reperi duket se më shumë aludon në titullin e këngës “Sheqer” të rep-grupit. Por, edhe pse këngët kanë një ritëm pak a shumë të ngjashëm, meloditë mes tyre dallojnë shumë.


Në mesin e shumë komenteve nga fansat, ka edhe nga ata që mendojnë se KAOS e kanë bërë një version shumë më të mirë. /Telegrafi/