LAJMI I FUNDIT:

Ngutia për “politizimin” e varrezave

Ngutia për “politizimin” e varrezave

Policia ka arrestuar dje një person të dyshuar për dëmtimin e varrezave ortodokse serbe në Fushë-Kosovë, ndërsa është theksuar se vepra nuk ishte motivuar nga urrejtja ndëretnike. Ndërsa ky akt është dënuar ashpër nga presidentja, kryeministri, ambasada amerikane dhe shumë institucione të tjera, duke e cilësuar si një akt që e dëmton rëndë bashkëjetesën ndëretnike në vend. Por, ka vlerësime se institucionet zakonisht nguten për të dënuar akte të tilla, pa pritur shpjegimet e organeve të sigurisë.

Në një prononcim për Telegrafin, kreu i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka deklaruar se drejtuesit politikë duhet që të dënojnë aktet e tilla makabre të dëmtimit të varrezave, pavarësisht nëse ato janë të ortodoksëve, myslimanëve apo të tjerëve.

“Por, është e rëndësishme që dënimi që bëhet nga ana e bartësve të institucioneve të jetë thjesht indinjatë e natyrshme ndaj akteve të tilla vandale të dëmtimit të varrezave”, ka thënë Shala.


Përmes një deklarate për shtyp, policia përjashtoi mundësinë se motivet etnike ose fetare, të kenë qenë nxitur dëmtimin e përkujtimoreve dhe gurëve të varrezave në Fushë-Kosovë, duke thënë se kryesi i veprës kishte vjedhur disa nga gurët e varreve për përfitim personal.

Në rastet kur ka pasur sulme ndaj varrezave, në të gjitha rastet ka pasur reagime të ashpra, duke gjetur ‘fajtorët kujdestarë’ .

Në rast të sulmit ndaj varrezave të serbëve janë fajësuar ‘ekstremistët shqiptarë’, ndërsa kur janë sulmuar varrezat e qytetarëve të përkatësisë islame, zakonisht janë fajësuar të ashtuquajturit ‘vehabistë’, një grup që vlerësohet se mban qëndrime ekstreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori