LAJMI I FUNDIT:

Ngjarjet kryesore që ndodhën të shtunën, në ditën e tretë të agresionit rus në Ukrainë

Ngjarjet kryesore që ndodhën të shtunën, në ditën e tretë të agresionit rus në Ukrainë

E shtuna ishte dita e tretë e agresionit rus në Ukrainë.

Kjo ditë ka qenë një ditë lajmesh e ngarkuar me zhvillime të shumta – të cilat (disa prej tyre) do t’ua sjellim më poshtë:

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, luftimet vazhduan gjatë gjithë mëngjesit në Ukrainë, me disa raportime për luftime në jug të vendit. Zyrtarët ukrainas thonë se Kherson, Sumy, Mykolayiv dhe Odessa janë të gjithë nën sulm;


Gjermania ka thënë se do të furnizojë Ukrainën me armë dhe raketa antitank, në një kthesë të madhe;

Për mbështetje të mëtutjeshme me armatim janë deklaruar edhe Franca, Holanda e Republika Çeke.

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar midis 27 vendeve që kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë armë dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar midis 27 vendeve që kanë rënë dakord të ofrojnë më shumë armë dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre dhe parashikon se katër milionë mund të zhvendosen në total;

Anija e mallrave “BalticLeader” me flamur rus u sekuestrua në Kanalin anglez nga autoritetet franceze.
Ajo mund t’i përkiste një kompanie ruse të dyshuar për shkelje të sanksioneve tregtare të lidhura me luftën në Ukrainë;

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë
Lexo po ashtu Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Polonia ka anuluar ndeshjen e saj për Kupën e Botës 2022 me Rusinë në Moskë muajin e ardhshëm “për shkak të përshkallëzimit të agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”.

Ministri për Transformimin Dixhital të Ukrainës, Mykhaylo Fedorov, ka njoftuar krijimin e “një ushtrie specialistësh të IT-së” për të luftuar për Ukrainën në hapësirën kibernetike;

Ukraina po krijon një ushtri të specialistëve të IT-së për të luftuar në hapësirën kibernetike
Lexo po ashtu Ukraina po krijon një ushtri të specialistëve të IT-së për të luftuar në hapësirën kibernetike

Vendet e Perëndimit bien dakord për të shkëputur bankat ruse nga SWIFT;

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE bien dakord për të shkëputur bankat ruse nga SWIFT
Lexo po ashtu Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe BE bien dakord për të shkëputur bankat ruse nga SWIFT

Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për përpjekjet e luftës në Ukrainë përmes donacioneve anonime të Bitcoin;

YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse RT në Ukrainë dhe ka pezulluar mundësinë e saj për të fituar para nga përmbajtja e saj në platformë globalisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori