LAJMI I FUNDIT:

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për përpjekjet e luftës në Ukrainë përmes donacioneve anonime të Bitcoin.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, studiuesit në Elliptic, një kompani e analizës së blockchain, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur “paratë” duke reklamuar adresat e portofolit të tyre bitcoin në internet.


Më shumë se 4,000 donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur që i ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë një OJQ-je, ndërsa donacioni mesatar është 95 dollarë.

Llogaria zyrtare në Twitter e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të “qëndrojnë me popullin e Ukrainës” dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomovalutave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.

Aty gjithashtu u postua adresa për “dy kuleta kriptomovalutash” dhe brenda katër orëve kishte mbledhur më shumë se 3.3 milionë dollarë nga donacionet.

Themeluesi i Elliptic, Tom Robinson i tha BBC-së: “Ndërsa disa kompani të financimit dhe pagesave kanë refuzuar të lejojnë dhënien e donacioneve për grupet që mbështesin ushtrinë ukrainase, kriptovalutat janë shfaqur si një alternativë e fuqishme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori