LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po krijon një ushtri të specialistëve të IT-së për të luftuar në hapësirën kibernetike

Ukraina po krijon një ushtri të specialistëve të IT-së për të luftuar në hapësirën kibernetike

Ministri për Transformimin Dixhital të Ukrainës, Mykhaylo Fedorov, ka njoftuar krijimin e “një ushtrie specialistësh të IT-së” për të luftuar për Ukrainën në hapësirën kibernetike.

“Ne kemi shumë ukrainas të talentuar në teknologji: zhvillues, specialistë kibernetikë, stilistë, autorë të shkrimit, specialistë marketingu, …”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.


“Ne po krijojmë një ushtri IT… Ka shumë për të bërë për të gjithë. Ne vazhdojmë luftën tonë në frontin kibernetik”.

Ndërkohë ministri dixhital i Ukrainës kishte thënë të shtunën se ai u kishte kërkuar shefave ekzekutivë të Google, YouTube, Apple dhe Netflix që të bllokojnë ose kufizojnë shërbimet e tyre ruse në një përpjekje për të shkaktuar pakënaqësi tek të rinjtë rusë dhe për të ushtruar presion mbi udhëheqësit e Moskës, shkruante Politico, përcjell Telegrafi.

“Kam kërkuar nga YouTube që të bllokojë mediat propagandistike ruse, të cilat na quajnë nazistë dhe të varur nga droga, gënjejnë dhe nxisin luftën. I kërkoj Meta-s bllokimin e Facebook dhe Instagram. I kërkova Netflix që të bllokojë shërbimin në Rusi”, tha Mykhailo Fedorov, ministri i transformimit dixhital i Ukrainës, në një deklaratë në Facebook.

Fedorov i dërgoi letra të Premten CEO-t të Google, Sundar Pichai, CEO-s së YouTube, Susan Wojcicki dhe bashkë-CEO i Netflix, Ted Sarandos dhe më vonë ndanë mesazhet në internet.

YouTube bllokon median shtetërore ruse RT në Ukrainë – pezullon mundësinë që ajo të fitojë para globalisht
Lexo po ashtu YouTube bllokon median shtetërore ruse RT në Ukrainë – pezullon mundësinë që ajo të fitojë para globalisht

Ai gjithashtu i kërkoi Tim Cook, CEO i Apple, të ndalojë ofrimin e shërbimeve dhe produkteve në Rusi dhe të bllokojë Apple App Store, tha ai në një postim në Twitter.

Rusia tashmë është përplasur me Facebook-un dhe kompaninë e saj mëmë Meta.

Autoritetet ruse të premten njoftuan se kishin kufizuar qasjen lokale në Facebook pasi kompania ndërmori veprime kundër faqeve të katër mediave të mbështetura nga Kremlini.

Facebook vendosi gjithashtu të bllokojë mediat shtetërore ruse nga shfaqja e reklamave në platformën e saj në të gjithë botën, tha shefi i sigurisë së platformës, Nathaniel Gleicher në një postim në Twitter të shtunën.

Veç kësaj, YouTube ka bllokuar median shtetërore ruse RT në Ukrainë dhe ka pezulluar mundësinë e saj për të fituar para nga përmbajtja e saj në platformë globalisht, tha të shtunën gjiganti i videove. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Kalo në kategori