LAJMI I FUNDIT:

Nga paraqitja heroike e Haxhihamzës, Dukagjini fiton tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi

Nga paraqitja heroike e Haxhihamzës, Dukagjini fiton tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi
Foto: K.F. Llapi/Facebook

Dukagjini ka triumfuar 1-0 në udhëtim te Llapi në sfidën e mbetur nga xhiroja e kaluar në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar shanse të mira shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi i tyre.

Dukagjini filloi të merrte vetën dalëngadalë dhe duke fituar më shumë terren.


Ishte minuta e 43-të e takimit, kur vendasit kishin mundësi përmes Gerhard Prognit, por sulmuesi dështoi nga penalltia, pasi Kenan Haxhihamza e priti atë.

Në 45 minutat e dytë, klinasit filluan të luanin më mirë, gjë që e solli edhe golin e parë të takimit dhe të vetmin, që u realizua në minutën e 48-të nga Ilaz Zylfiu.

Një tjerët penallti ishte për Podujevën në minutën e 90-të, por Ilir Krasniqi nuk ia doli ta mposhte portierin mysafir.

Meritat për këto tri pikë të mëdha shkojnë edhe për portierin Kenan Haxhihamza, që bëri disa pritje vendimtare në fund.

Pas javës së 13-të, Dukagjini është ngjitur në vendin e tetë me 12 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në të shtatin, ndërsa Llapi është në të gjashtin me 13 sosh. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori