Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka goditur një grup të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me pasaporta false kundrejt shumës prej 20 deri në 45 mijë dollarë.
Sipas Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas hetimeve të deritanishme ka rezultuar se ky grupi kriminal ka organizuar dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit për disa shtetas shqiptarë, përmes dokumentacionit të falsifikuar, me destinacion përfundimtar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo veprimtari kriminale dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA”, thuhet në njoftimin e SPAK.
SPAK ka zbërthyer edhe skemën se si funksiononte grupi kriminal për të dërguar sa më parë në SHBA shtetasit e interesuar nisur që nga pajisja sa më parë me dokumentet e falsifikuara të identifikimit, prerjen e biletave të udhëtimit dhe pajisja e tyre me celularë.
“Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj”, shpjegon më tej SPAK.
Gjithashtu, SPAK tregon edhe rrugën që ndiqte grupi kriminal për të dëguar në SHBA shtetasit e interesuar. Sipas SPAK, këta shtetas mbërrin në aeroportin e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe më tej për në SHBA.
“Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 (njëzet mijë) USD deri në 45 000 (dyzetë e pesë mijë) USD”, thuhet më tej në njoftimin e SPAK.
Gjithashtu, në kuadër të veprimeve dhe verifikimeve të kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, është konstatuar një aktivitet tjetër i paligjshëm i kryer në Pikat e Kalimit Kufitar të Republikës së Shqipërisë me Malin e Zi, nga ana e punonjësve të policisë kufitare të PKK-ve Shqipëri-Mali i Zi. Ky aktivitet i paligjshëm konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e PKK-ve të shtetasve shqiptarë, të cilët për shkaqe si: tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme etj, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi.
Pas kryerjes së veprimeve të nevojshme hetimore, analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit Prokuroria e Posaçme paraqiti para Gjykatës së Posaçme kërkesën për caktim mase sigurimi ndaj personave të dyshuar në kryerjen e veprave penale të përshkruara më sipër.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin e saj nr. 81, datë 21.07.2024, ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodi i Procedurës Penale për personin nën hetim L.M. dhe masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodi i Procedurës Penale për personat nën hetim T.M, B.Ç, E.M dhe G.C.
Nga ana e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë ekzekutimi i të gjitha masave të sigurimit personal dhe janë ushtruar kontrolle, ku janë sekuestruar sende të cilat kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, si: shuma prej afro 8 000 Euro, 600,000 (gjashtëqind mijë) lekë, 3 000 (tre mijë) USD, 240 (dyqind e dyzetë) dollarë kanadez, 17 aparate celulare, 3 automjete, usb, dokumente bankare dhe dokumente udhëtimi me interes për hetimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës