LAJMI I FUNDIT:

Nga janari e deri tani në QKUK trajtohen 967 pacientë me infarktin e miokardit

Nga janari e deri tani në QKUK trajtohen 967 pacientë me infarktin e miokardit

Në konferencën e parë ndërkombëtare për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit, e cila po mbahet në Prishtinë, u tha se Kosova ka shënuar progres në trajtimin e hershëm të kësaj sëmundje.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu tha se shëndetësia kosovare është në rrugë të mirë për trajtimin e infarktit të miokardit.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë bërë 3500 procedura invazive lidhur me këtë sëmundje.


“Kur ta krahasojmë me vite, mund të themi se jemi të stërkënaqur, sepse vitin e kaluar janë arritur 2500 procedura në kardiologjinë invazive dhe ky vit na gjen me 3500 procedura invazive intervente . Krejt kjo fal punës së ekipit, mund të themi në rrethana që kanë qenë të vështira, ka arritur që në mënyrë të shkëlqyer dhe të suksesshme të jetë në dobi të të gjithë pacientëve të Kosovës. Dhe, së fundmi fillimi i infarktit akut 24 orësh në vitin e kaluar dhe këtë vit fillimi i trajtimit në 2 orët e parë, domethënë shumë dhe mendojmë ta zhvillojmë ende, sepse kardiokirurgjia invazive ka mjaft punë“, tha Sejdiu.

Se Kosova nuk qëndron keq në aspektin e trajtimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse, e ka thënë edhe drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive, Tefik Bekteshi, sipas të cilit mënyra më e mirë e trajtimit të infarktit të miokardit është PCI.

Bekteshi tutje tha se në këtë klinik nga janari deri në këtë periudhë të vitit janë trajtuar 967 pacientë.

Si sfidë për trajtimin sa më të shpejtë të kësaj sëmundje, kardiologu Tefik Bekteshi ka theksuar kohën deri tek arritja në QKUK.

“Prej janarit janë trajtuar 967 pacientë me diagnozën infarkt i miokardit, por duam të bëjmë përmirësime. Arsyeja që ne e kemi diagnozën e infarktit të miokardit, do të ishte ideale që ata njerëz të trajtohen brenda dy orëve. Krejt projekti është të luftojmë për këtë kohën e artë që më të vërtetë mundemi të ndihmojmë jo vetëm ta zvogëlojmë vdekshmërinë, por ta zvogëlojmë edhe invaliditetin praktikisht ta lëmë zemrën miokardin e shëndoshë”, tha Bekteshi.

Në këtë konferencë të parë për trajtimin e hershëm të infarkti të miokardit kishte pjesëmarrës nga Sllovenia dhe Maqedonia, të cilët treguan përvojat e tyre. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori