Nga fanella me numër 5 te të luajturit me Mbappen, çmimi i paguar dhe përkufizimi i vetes si i gjithanshëm – konferenca e plotë e Bellingham

Në ditën e tij të parë si lojtar i Real Madridit, Jude Bellingham kërkoi topin dhe vendosi 5-shin e Zinedine Zidane në shpinë.
Në fillim duket qartë se ai është një futbollist që nuk i shmanget presionit. “Jam gati për sfidën”, ka thënë Bellingham në daljen e tij të parë në konferencë, ku tregoi gjithashtu se e trajton veten mirë nën qendër të vëmendjes.
Anglezi befasoi me një fjalim të pjekur, të sjellshëm, miqësor dhe të qetë. Ashtu si David Beckham, britaniku i gjashtë në historinë e Real Madridit nuk ishte aspak i ngurtë me presidentin e Real Madridit apo me shtypin.
Në një konferencë për shtyp, i shoqëruar nga Emilio Butragueno, siç e ka traditë, Bellingham nuk bëri ‘pazare’ për asnjë pyetje dhe tregoi se ka të njëjtin vetëbesim që ka në fushë para gazetarëve.
Interesimi i ekipeve nga Liga Premier?
“Paratë nuk janë aq të rëndësishme për mua, nuk mendoj kurrë për paratë kur marr vendime të tilla. Futbolli është sporti që dua. Më pëlqeu ndjenja që jep Real Madridi dhe fola me Borussia Dortmund në mënyrë që gjithçka të shkojë shpejt”.
Numri 5 i Zidane
“Doja të falënderoja Vallejo që më dha numrin 5. E pyeta nëse e kishte mendjen dhe ai është një djalë i mrekullueshëm. Unë e admiroj shumë Zidane dhe është një numër që më frymëzon. Nuk dua të jem si ai, sepse unë jam ndryshe, por jam i kënaqur të vesh këtë numër. Është një nder”.
5️⃣ @BellinghamJude 5️⃣#HeyJude pic.twitter.com/FTTl4MDuXS
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 15, 2023
Bisedat me Ancelottin
“Po, kam folur me të. Ai është një menaxher i jashtëzakonshëm. Jam i kënaqur që ai më do në ekipin e tij”.
Çfarë do të thotë që prindërit tuaj të jenë këtu?
“Ata po qanin dhe nuk qajnë shumë, kështu që është një moment i veçantë për ta. Kjo do të thotë shumë për ta. Respekti i klubit për familjen time ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë proces”.
Ndjenja e Madridismit nga vjen?
“Respekti që Anglia ka për Real Madridin është mbresëlënës. Kam parë ndeshje nga vitet e kaluara dhe kam kuptuar arritjet që ata kanë bërë. Është një klub shumë tërheqës”.
🗣️ @BellinghamJude
📰 #HeyJude pic.twitter.com/11llztdXol— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 15, 2023
Mënyra e të luajturit?
“Kërkesat e klubit janë të rëndësishme, por unë kam mësuar shpejt të luaj që në moshë shumë të re. E di se sa e rëndësishme është kjo përgjegjësi”.
Një vit me Kroos dhe Modric?
“Për mua është një përvojë e paçmuar. Përvoja e tyre është e pabesueshme dhe unë do të përpiqem të qëndroj me ta në javët e para, shpresoj që ata të mos kenë problem. Ne kemi një përzierje të shkëlqyer të përvojës dhe rinisë”.
Presioni prej numrit 5?
“Fanella në vetvete është një përgjegjësi e madhe. Ai është një lojtar që e kam vlerësuar gjithmonë, për mua ka qenë më i miri. Dua të zgjeroj trashëgiminë e numrit”.
Mbappe?
“Siç thashë me Harry Kane, ata janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por unë kam parë vetëm atë që thuhet në internet ose Tëitter. Do të doja të luaja me të, sigurisht”.
🆕 @BellinghamJude 🆕#HeyJude pic.twitter.com/HCMHYykb17
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) June 15, 2023
Kur vendosët të nënshkruani për Real Madridin?
“Momenti i saktë është i vështirë të thuhet. Kur ata u kthyen në shtëpi… Nuk e mbaj mend kur ishte. Isha në finalen e Liverpoolit… Ishte një kombinim i gjërave”.
Çfarë të ka bërë më shumë përshtypje gjatë kohës që ka qenë në Madrid?
“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë gjatë nënshkrimit, të jem në dhomën me 14 Kupat e Evropës. Më kanë bërë të dëshiroj të fitoj një. Nga gjithçka që kam përjetuar, mendoj se ka qenë momenti më i mirë”.
Transferimi prej 103 milionë eurosh?
“Çmimi nuk më shqetëson, as nuk e di. Jam futbollist, nuk jam as avokat dhe as kontabilist”.
Si e përcaktoni veten?
“Unë jam i gjithanshëm, kam një sërë cilësish që shpresoj t’i tregoj”, përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po avancon me dy gola ndaj Manchester Cityt

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë