LAJMI I FUNDIT:

Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick

Neymar nuk hezitoi të përmend yllin brazilian që ai mendon se është më i mirë se Endrick

Neymar ka treguar talentin brazilian për të cilin ai mendon se është më i mirë se Endrick.

Endrick Felipe Moreira da Sousa, i njohur shkurtimisht si Endrick, ka qenë një ndër lojtarët më të përfolur që prej se u transferua në Madrid këtë verë. 18-vjeçari e hapi llogarinë e tij të golave në Ligën e Kampionëve këtë javë ku shënoi në fitoren me rezultat 3-1 të ‘Los Blancos’ ndaj Stuttgartit.

Endrick cilësohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në botën e futbollit dhe besohet se do të dominojë këtë sport në të ardhmen së bashku me Lamine Yamal të Barcelonës.


Sidoqoftë, duke folur më herët gjatë këtij viti, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, Neymar, kishte ‘injoruar’ Endrickun kur kishte përzgjedhur lojtarin i cili pritet të ‘shpërthejë’ tek Brazili.

“Mendoj se Estevao i Palmeiras është një talent i madh që po zhvillohet në futbollin brazilian. Unë mendoj se ai do të jetë një gjeni”, kishte thënë Neymar.

17-vjeçari do t’i bashkohet Chelseat verën e ardhshme pasi u pajtuan për një marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Palmeirasi për 28 milionë euro.

Në fakt, Neymar nuk është braziliani i vetëm që ka thënë fjalë të tilla për Estevaon, pasi edhe ish-fituesi i Kupës së Botës, Branco beson se Estevao është lojtari më i mirë sipas tij që ka lindur në Brazil që prej kohës së Neymarit.

“Ka qenë një kohë e gjatë që prej se i kemi pasur këta fëmijë këtu dhe Brazili ka një gjeneratë spektakolare”.

“Estevao, për mua, me gjithë respektin për të tjerët, kjo është diçka serioze, diçka që nuk e kam thënë kurrë dhe do ta them, që prej Neymar, ai është lojtari më i madh që kam parë që ka lindur në Brazil”, ka thënë Branco./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori