LAJMI I FUNDIT:

Neymar i etur: Dua vetëm të luaj dhe të jem kampion, Kupa e Botës duhet të jetë e imja  

Neymar i etur: Dua vetëm të luaj dhe të jem kampion, Kupa e Botës duhet të jetë e imja  
Neymar (Getty Images)

Ylli i Brazilit, Neymar, ka folur për urinë e tij për të udhëhequr kombin drejt një suksesi në Kupës së Botës në Rusi.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në gjurmët e rikthimit pas thyerjes së këmbës,  më pak se një muaj nga fillimi i ngjarjes së madhe sportive.

Neymar është i etur për të ndihmuar Brazilin – një nga favoritët e turneut – për titullin e parë të Kupës së Botës që nga viti 2002.


Brazili publikon listën për Kampionatin Botëror, David Luiz, Dani Alves dhe Alex Sandro mbeten jashtë
Lexo po ashtu Brazili publikon listën për Kampionatin Botëror, David Luiz, Dani Alves dhe Alex Sandro mbeten jashtë

“Ajo që më frymëzon më shumë është të luaj futboll. Të jesh brenda fushës është gëzimi im më i madh”, ka thënë fillimisht Neymar për Desimpedidos në një intervistë në Facebook.

Neymar gjatë ndeshjes së fundit me kombëtaren (Getty Images)

“Kampionati Botëror është kampionati më i madh në botë. Dua vetëm të luaj dhe të jem një kampion. Kjo kupë duhet të jetë e imja”.

“Unë tashmë kam filluar të stërvitem me topin, ndihem mirë, rehatshëm”, shtoi ai.

Formacionet e mundshme për çdo përfaqësuese pjesëmarrëse në 'Rusia 2018'
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme për çdo përfaqësuese pjesëmarrëse në 'Rusia 2018'

“Sigurisht kisha pak frikë, por po kthehem ngadalë”, përfundoi ylli brazilian.

Brazili dhe Neymar gjithashtu do të kërkojnë të fshijnë shijen e dështimit nga Kampionati Botëror 2014, kur kombëtarja e tij u turpërua 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale në vendin e tyre. /Telegrafi/