Në takimin e zhvilluar në qytetin e Shkodrës me rastin e 10 vjetorit të gazetës “Alpet”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe intelektualëve nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe Lugina e Preshevës, u theksua nevoja e një bashkëpunimi më të gjerë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajonin e Ballkanit.
Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj tha se bashkëpunimi i deritanishëm mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës është i pamjaftueshëm.
“Mendoj se fjala më e butë, që i shkon në këtë rast, është një bashkëpunim i pamjaftueshëm. Sepse nuk është problemi për një bashkëpunim mes individëve apo edhe strukturash joqeveritare, siç është gazeta “Alpet” apo disa shoqata. Problemi është që ky bashkëpunim duhet të marrë formë institucionale, sepse të gjitha projektet e zhvillimit kalojnë përmes institucioneve. Ndaj, në këtë kuptim, është i pamjaftueshëm”, tha ai.
Për kryetarin e Bashkimit Demokratik të shqiptarëve në Mal të Zi, Nikollë Camaj, kufiri i sotëm shtetëror mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi kufizohet nga shqiptarët dhe se Alpet janë një territor që i bashkon ata. Megjithatë, shtoi ai, shqiptarët në Mal të Zi nuk i administrojnë vetë pasuritë, ku ata jetojnë.
“Ne kemi ato pasuri, që janë të përbashkëta, sikurse janë Alpet shqiptare apo sikurse është Liqeni i Shkodrës. Në vend që të realizojmë idenë e Parkut të Paqes, që lindi mu nga shqiptarët, ata realizojnë idenë e parqeve nacionale edhe të Liqenit të Shkodrës, edhe të Bjeshkëve të Nemuna, në fakt Alpeve shqiptare, në mënyrë që ata t’i kontrollojnë. Dhe sot, përpos që kemi ushtarët dhe policët serbë, malazezë, apo maqedonë, në kufi me shqiptarët, kemi edhe rengjerat malazezë, të cilët i kontrollojnë ato pasuri. Dhe kështu na vështirësohet që t’i shfrytëzojmë, qoftë edhe për arsye të turizmit e jo më tepër pasuritë tona”, tha Nikollë Camaj.
Përqendrimi i shoqërisë civile, u shpreh zoti Mustafaj, duhet të jetë jo vetëm në drejtim të rritjes së shkëmbimeve kulturore në këtë rajon, por edhe si presion ndaj institucioneve shtetërore të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës për të siguruar një bashkëpunim ekonomik dhe projekte të përbashkëta zhvillimi, një pjesë e të cilave financohen nga Bashkimi Europian.
“Krahasuar edhe përbrenda Shqipërisë, veriu është shumë më i mbrapambetur, më i pazhvilluar, më i lënë pas dore nga politika dhe institucionet. Po ashtu, edhe pjesët kufitare me Shqipërinë, pjesët e Malit të Zi që banohen në një masë shumë të madhe nga shqiptarët, po edhe deri në Sanxhak, edhe në Kosova, ka mundësi të pafund zhvillimi, projektesh. Nevojat janë edhe më të mëdha se këto mundësi”, tha zoti Mustafaj.
Ndërsa Nikollë Camaj theksoi se ka mjaft çështje të pazgjidhura përsa i përket pasurive të shqiptarëve, të cilat duhet të jenë çështje për trajtim në tryezat ndërqeveritare.
“Pres që në tryezat e përbashkëta të bisedimeve në mes të Podgoricës zyrtare dhe Prishtinës dhe Tiranës zyrtare këto çështje të diskutohen, sepse pa ekonomi të fuqishme, pa mundësi që ne t’i kontrollojmë resurset tona, zor se mund të bëhemi faktor politik. Dhe dihet, nëse duam të ekzistojmë këtu, duhet të jemi ata çka jemi edhe si fuqi në numër, të jemi faktor politik”, tha ai.
Vitet e fundit qeveritë e të tri vendeve fqinje, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, kanë zhvilluar takime dypalëshe, ku kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk kanë arritur të zbatohen. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës