LAJMI I FUNDIT:

“Netflix” nuk po punon! Kompania raporton për problemet që po ndodhin teksa shumë përdorues ankohen

“Netflix” nuk po punon! Kompania raporton për problemet që po ndodhin teksa shumë përdorues ankohen

Netflix nuk po punon dhe klientët thonë se nuk janë në gjendje të shikojnë shfaqjet e tyre të preferuara. Kompania thotë se inxhinierët po punojnë për të zgjidhur problemin.

Konsumatorët filluan të raportojnë çështje me shërbimin rreth orës 1 pasdite (zonë kohore GMT) duke thënë se “gjatë rregullimeve nuk do t’i lejojnë konsumatorët të shikojnë asgjë”.

Sipas DownDetector, një faqe në internet që monitoron ndërprerjet në internet, shumica e çështjeve problematike me Netflix janë në Evropën perëndimore, disa pjesë të Kinës dhe Malajzisë, shkruan DailyMail.


“Për secilin që ka probleme, na vjen keq për bezdinë dhe po punojmë për ta rregulluar këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netflix në një status në Twitter.

Ekzistojnë gjithashtu disa raporte për ndërprerje në bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Përdoruesit u kyçën në rrjetet sociale për të parë nëse njerëzit e tjerë kishin probleme që lidheshin me Netflix, teksa disa prej tyre shkruanin: “Unë nuk di se çfarë të bëj me veten time tani”.

Njerëzit ndanë fotografi të ekraneve të kompjuterit, TV-së, telefonit dhe laptopit, të gjithë duke thënë se kishin të njëjtin problem.

Duket se ka disa kode gabimesh të ndryshme në ekran në varësi të pajisjes që përdoret për të parë shërbimin e transmetimit.

Një përdorues, i quajtur Charles Lopez tha: “Kjo është aq zhgënjyese. Netflix nuk po punon dhe tani nuk kam asgjë për të bërë ndërsa ulem në tryezën time në punë”.

Disa përdorues thanë që po kalonin një ditë të qetë dhe donin të ishin në gjendje të shikonin Netflix për t’u çlodhur, duke pyetur se kur do të ishte përsëri në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

Magazina
Gjesti i ashpër me Gertën: Po tenton me më nxjerr keq, marre për këto vjet që i ke

Gjesti i ashpër me Gertën: Po tenton me më nxjerr keq, marre për këto vjet që i ke

Magazina
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Egli e prekur pas situatës së krijuar në BBVA, Gjesti: Nuk kam bërë lojë me ty

Magazina
Kalo në kategori