LAJMI I FUNDIT:

Nëse ke investuar 1 dollarë në ’98-n, sa dollarë ke në 2008-n

Nëse ke investuar 1 dollarë në ’98-n, sa dollarë ke në 2008-n

Kriza financiare, për shumë shqiptarë mbetet një term i planetit tjetër, për shumë arsye. Një prej tyre është që ne gjithmonë kemi jetuar në krizë financiare. Që të ndjesh një mungesë, duhet ta kesh patur gjënë për të cilën ndjen mugesën. A e kemi patur ne ndonjëherë mirëqenien? Jo. Atëherë nuk mund ta ndjejmë mungesën e saj, siç e ndjen p.sh., një amerikan i mesëm apo një perëndimor që jeton normalisht.

Sa për pjesën tjetër të botës, atë që jeton mirë, kur thuhet “DOW nën 8000 pikë”, kjo nuk është thjesht një punë tregtarësh.

Me pak fjalë kjo do të thotë: “Nëse ke investuar 1 dollar në 1998-n, pas 10 vjetësh ke vetëm 1 dollar (duke mos marrë parasysh inflacionin, që po ta llogarisësh, ka rrezik t’i bjerë që të kenë mbetur vetëm 20 cent). Kjo është pamja në terren (në xhep) e krizës që po ndodh. /shekulli/