Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kumtuar se kanë hyrë në fazën finale të negociatave për marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Të dy partitë në negociata, po synojnë që për pikën diskutabile, atë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën e pretendon ta ketë nën udhëheqje Lidhja Demokratike e Kosovës, të diskutojnë dhe eventualisht të merren vesh para së hënës, më 3 shkurt, kur edhe është thirrur seanca për votuar për formimin e qeverisë së re, sipas kërkesës së mandatarit për kryeministër, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një takim, pas të cilit, nënkryetari i saj, Lutfi Haziri, tha se ka pajtim për shumicën e çështjeve dhe se ka mbetur të definohet vetëm çështja e udhëheqjes së Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se Vetëvendosje do ta këtë nën udhëheqje qeverinë, me mandatarin Albin Kurti, kurse LDK-ja synon ta ketë kuvendin.
“Ne kemi arritur t’i përmbyllim të gjitha çështjet që na kanë dalluar në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sonte, nesër dhe pasnesër, t’i realizojmë angazhimet tona të përbashkëta në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese duke u pajtuar që qeverinë e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari apo kryeministri në ardhje zoti Albin Kurti. Ndërsa, roli i LDK-së i fokusuar në përgjegjësi të Kuvendit të republikës. Ky është dallimi kryesor dhe i vetëm që ka mbetur të definohet”, tha Haziri.
Haziri, për një qeveri të pakicave, siç thuhet, tha se LDK-ja nuk do ta votojë dhe se sipas tij, qeveritë e tilla nuk janë zgjidhje.
“Qeveria e pakicës nuk ka funksionuar në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të qeverisjes të pakicës në Kosovë. LDK-ja, duke qenë partia më e vjetër në rajon, pra jo vetëm në republikën tonë është e vetëdijshme se qeveritë e pakicës nuk u japin zgjidhje proceseve të rënda politike”, tha Haziri, raporton REL.
Duke u bazuar në afatet kushtetuese, Kurti i ka kërkuar Kryesisë së kuvendit thirrjen e seancës për të hënën, pasi që atë ditë edhe i skadon koha deri kur ai duhet ta marrë miratimin e kuvendit për qeverinë e re.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e miratoi kërkesën e tij dhe e caktoi seancën për të hënën në orën 11:00.
Deri më tash, Albin Kurti ende nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, çka e bën të paqartë sigurimin e shumicës prej 61 votave në kuvend për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një paraqitjeje për gazetarë pas mbledhjes së Kryesisë, u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet LDK-së dhe VV-së para datës 3 shkurt.
“Bisedimet po vazhdojnë, nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare. Unë jam shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe që askush nuk do të mund ta ndalë formimin e qeverisë Kurti”, tha Konjufca.
Pozita e kryetarit të Kuvendit, të cilën e mban Konjufca, është kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’i dorëzohet kësaj të dytës, në mënyrë që të bëhet një ndarje e barabartë e pushtetit përkatësisht që Vetëvendosje ta ketë postin e kryeministrit, kurse LDK-ja atë të kryetarit të Kuvendit. Por, Konjufca tha të premten shkurt se nuk është koha e dorëheqjeve, por e emërimeve.
Gjatë ditës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se caktimi i seancës së tre shkurtit, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Ai theksoi se i mbetet spektrit politik të bëjë veprimet e duhura për krijimin e institucioneve.
“I mbetet spektrit politik që të shohë mundësit e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që të kemi qeveri sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Thaçi, pasi bëri homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.
I pyetur se a i duhet Kosovës një qeveri e pakicave, Thaçi tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe efikase.
“Kosovës i duhet një qeveri e respektit e vullnetit qytetar dhe e orientimit euro-atlantik. Pra, të një bashkëpunimi të ngushtë me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, tha Thaçi.
Partitë e tjera parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma Socialdemokrate kanë deklaruar se nuk do ta votojnë qeverinë e mundshme Kurti.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor 2019. Ato u nxitën nga një dorëheqje e kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi mori ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më 20 janar, ka mandatuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për postin e kryeministrit.
Sipas Kushtetutës, prej momentit që presidenti mandaton kandidatin për kryeministër, nis edhe rrjedhja e afatit kushtetues prej 15 ditësh për krijimin e ekzekutivit.
Përderisa Vetëvendosjes, si parti fituese, LDK-ja nuk ia ka kontestuar pozitën e kryeministrit, kjo e fundit ka kërkuar që si baraspeshë në ndarjen e pushtetit, ta ketë pozitën e kryetarit të kuvendit, të cilën e ka marrë nën drejtim Vetëvendosje që nga data e konstituimit të Kuvendit, më 26 dhjetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Ne e marrim fuqinë nga populli, ndërsa VLEN nuk mund të fitojë pa ndihmën e të tjerëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
Bedri Hamza: Mbështetje 80% të pagës për 6 muaj për ata që humbin vendin e punës
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos