LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi bën thirrje të votohet qeveria e pakicës

Krasniqi bën thirrje të votohet qeveria e pakicës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka shpjeguar arsyen pse do të ishte mirë të formohet një qeveri e pakicës.

Përmes një shkrimi të gjatë, Krasniqi thotë se për një qeveri të pakicës duhet të ketë një vullnet politikë, se paku për t’i shtyrë zgjedhjet për një vit dhe që t’i jepet mundësi të majtës politike për të parë se a është ndryshimi dhe a ka me të majtën qeverisje të mirë.


“Republika e Kosovës, shteti më i ri i Evropës, me probleme të shumta politike e diplomatike në raport me Komunitetin Ndërkombëtar si dhe me probleme të shumta politike, ekonomike të brendshme – i duhen institucione ligjore të qëndrueshme. Pastaj, që gjashtë muaj Kosova nuk ka qeveri legjitime, ka një qeveri në detyrë e cila edhe kur ishte legjitime, nuk është shquar për ndonjë qeverisje të mirë e të përgjegjshme. Pas zgjedhjeve të tetorit është pritur që në afatin ligjor të formohej koalicioni qeverisës, por kjo nuk ndodhi, ndoshta edhe për shkak të mungesës se një vullneti politik te dy partive politike (LVV-së e LDK-së) për ta përmbyllur koalicionin. Ndoshta në një ambient të tillë politikë të mbushur me vija të kuqe, ia vlen që të provohet edhe një Qeveri e pakicës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se votuesi në Kosovë i ka mundësuar Vetëvendosjes që të del partia e parë e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ka pyetur pse qytetari i Kosovës mos ta provoj qeverisjen e Albin Kurtit?!

Nisma thotë se s’do ta votojë qeverinë Kurti
Lexo po ashtu Nisma thotë se s’do ta votojë qeverinë Kurti

“Shumica në Kosovë janë të mendimit se Kosovës i duhet një qeveri e ndryshimit dhe qeveri ndryshimi me politikat e djathta ideologjike të deritashme, nuk mund të ketë. Mbase, ndryshimi është të politikat e majta ideologjike dhe në këto zgjedhje ky ndryshim mund të gjendet te Vetëvendosja e cila në nivelin qendror nuk është provuar edhe pse në nivelin lokal deri më tani nuk kemi parë ndonjë ndryshim esencial në krahasim më partitë e tjera politike. Por, për një qeveri të pakicës duhet të ketë një vullnet politikë, se paku për t’i shtyrë zgjedhjet për një vit dhe që t’i jepet mundësi të majtës politike për të parë se a është ndryshimi dhe a ka me të majtën qeverisje të mirë. Veç kësaj ia vlen që të shihet se e majta a ka konsekuencë e konsistencë parimore në qeverisje, se në politikë nuk e pamë ndonjë konsistencë në mbrojtje të parimeve politike. Votuesi në Kosovë i ka mundësuar Vetëvendosjes që të del partia e parë e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, pse qytetari i Kosovës mos ta provoj qeverisjen e Albin Kurtit”, thekson ish kryetari i Kuvendit.

Më tej thotë se, sikur të ishte deputet, Krasniqi do ta votonte për Qeverinë e pakicës së majtë.

“Ky është mendimi i imi krejt personal dhe po të isha deputet në Kuvendin e Kosovës, vota ime do të shkonte për Qeverinë e pakicës së majtë. Bile në ketë rast u bëjë thirrje deputetëve të orientimit të majtë, nëse ka, që t’i bashkojnë votat për Qeverinë e pakicës. Nëse për një vit nuk shihet ndonjë ndryshim esencial në qeverisjen e vendit, pas një viti me mocion të mosbesimit lehtë mund të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Pasi për më shumë se dhjetë vjet ua dhamë mundësin politikave të djathta të qeverisin me vendin dhe vërtetë qeverisën keq, pse mos t’ia japim një vit mundësi të majtës politike për të qeverisur me Kosovën”, shkruan Krasniqi.

 “Besoj që nuk do të kemi qeverisje më të keqe sesa kishim deri më tani! Konsideroj që një vit është kohë e mjaftueshme për të parë se çfarë qeverisje po i bëhet vendit. Natyrisht, në ketë rast kërkoj nga Kryeministri i Qeverisë së pakicës (nëse arrihet), që mos ta sheh të Qeverisurit si “hallvën me shumë sheqer”, për qeveritarët, por ta sheh si një sherbet të mirë për qytetarët e Kosovës!”, tha ai në fund. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori