LAJMI I FUNDIT:

Në Strasburg po mbahet takimi i 6-të i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Në Strasburg po mbahet takimi i 6-të i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, Bashkimi Evropian-Kosovë, po mban sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës.

Në takim po shkëmbehen pikëpamje lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së. Temat tjera që do të diskutohen janë: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe liberalizimi i vizave.


Nën udhëheqjen e deputetit Memli Krasniqi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbëhet nga deputetët: Elmi Reçica, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Bilall Sherifi, Time Kadrijaj dheVisar Ymeri, ndërsa nga Parlamenti Evropian, nën udhëheqjen e Tonino Piculas, delegcioni përbëhet nga: Dobravka Suica, Thomas Waitz, Dominique Bilde, Cornelia Ernst, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Jozo Rados, Laszlo Tokes, Ruza Tomasic, Daniele Viotti, Julie Ward, Zeljana Zovko, Amjad Bashir.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori